Në ditën ndërkombëtare të mjekëve amë, ankesa për mungesë kuadri dhe kushte për punë

    Mjekësia familjare po përjeton ditët e saj më të vështira thonë nga Shoqata e Mjekëve Familjarë në shënimin e ditës botërore të  Mjekëve amë.

    Sipas tyre kjo ndodh pasi vendi ka mungesë të mjekëve amë ndërsa ata që janë nuk janë të motivuar,  paguhen shumë pak, ndërsa janë të ngarkuar me shumë punë administrative. Ata ankohen edhe për mos njohjen e specializimeve në mjekësin familjare.

    “Janë deficitar, nuk ka stimulim për mjekët e ri, shumë dobët paguhen pasi në situata të caktuara nëse keni numër të vogël të pacientëve, në një vend të vogël, në një mjedis të fshatit, në një qytet të vogël, nuk keni mjaftueshëm pacientë, kapitacioni është i ulët nuk mund të nxirren pagat. Nuk motivohen as nuk hapin ordinancat e tyre pasi atëherë fillojnë me zero pacientë dhe zero denarë nuk kanë asnjë stimulim financiar dhe këtu fillon lufta me sistemin”, tha Dragan Gjorgjievski, kryetarë i Shoqatës së Mjekëve Amë.

    Duke pasur parasysh se numri i të rinjve me probleme të shëndetit mendor është gjithnjë e në rritje, nga shoqata thonë se mjekët amë duhet të jenë të parët që diagnostikojnë këtë sëmundje. Por, për këtë thonë se është i nevojshëm dhe i menjëhershëm  riorganizim i shëndetësisë primare.

    “Ne jemi të parët që e kemi kontaktin e parë, ne duhet të bisedojmë me pacientët, ne duhet të vërejmë ndryshimet në sjelljen e pacientëve tonë, pasi  kur hy pacienti në ordinancë dhe e njihni 10 vite mund të vini re ndryshim në sjelljen e tij, qoftë ky një ndryshim në pamje, një ndryshim në aftësinë e tij për të punuar, mungesë interesi…pra kjo vërehet”, u shpreh Dragan Gjorgjievski, kryetarë i Shoqatës së Mjekëve Amë.

    Ata gjithashtu kërkojnë kompetenca më të mëdha, në mënyrë që të japin më shumë terapi për pacientët, në mënyrë që pacientët  të mos enden nga njëri mjek në tjetrin./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Liderët europianë pajtohen me Trump-in se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë