Në komunën e Zhelinës u hap zyra për pajisjen e banorëve me dokumente personale

    Merr epilog kërkesa e komunës së Zhelinës prej vitesh. Mbi 30.000 banorët e kësaj komune, tashmë nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë deri në 20 kilometra për t’u pajisur me dokumente personale, por këtë do të mund të bëjnë, në zyrën e hapur në stacionin e policisë në Fshatin Grupçin.

    “E kam patjetër ta përmendi se daton që nga viti 2018 dhe që atëherë kemi hasur në veshë të shurdhër dhe nuk ka pasur realizim edhe pse kaluan shtatë vite. Ky hap na gëzon gjithëve sepse unë si kryetar komune kam kërkuar vazhdimisht që kjo kërkesë të bëhet realitet, sepse kërkesat tona bazohen në kërkesat e bashkëqytetarëve tanë”, tha Blerim Sejdiu. Kryetar i komunës së Zhelinës.

    Ministri i Punëve të brendshme Pançe Toshkovski, deklaroi se hapja e zyrave të këtilla, do të vazhdojë edhe në komunën e Bërvenicës dhe Bogovinës.

    “Ofrojmë MPB më afër qytetarëve bashkë me gjitha shërbimet në kuadër të MPB-së. Kemi folur në këtë temë edhe me kreun e komunës së Bogovinës dhe shpejtë do e realizojmë këtë shërbim edhe atje, pra bisedohet edhe për Bërvenicën, dhe gjithkund ku do jetë e nevojshme do hapim zyrat e këtilla që të ofrojmë shërbimet e MPB-së për qytetarët sepse tek e fundit për ta ekzistojmë”, shtoi Pançe Toshkovski. Ministër i Punëve të Brendshme.

    Banorët e disa fshatrave më të largët të komunës së Zhelinës, problem në vete vazhdojnë ta kenë edhe transportin publik, të cilin e kërkojnë me vite të tëra. Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha sot se, me ndarjen e 200 autobusëve nga ana e Qeverisë siç paralajmëroi ditë më parë ministri Mexhiti, do të përfshihen jo vetëm këto fshatra, por edhe zona të tjera rurale në Pollog./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Inteligjenca artificiale, parashikimi i paparashikueshëm

    Lajmi i rradhës

    Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet ShBA-ja?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë