Në konviktin “Pellagonija” nuk ka refugjatë nga Ukraina

    Qeveria akoma nuk ka miratuar statusin e Konviktik “Pellagonia” në Shkup për kapacitet të akomodimit të refugjatëve nga Ukraina.

    Megjithëse kjo shtëpi e studentëve ishte gati nga java kaluar për të pritur të ikurit nga lufta, një familje ukrainase me gra e fëmijë erdhi të premten në konvikt, por u largua pas disa orësh. Drejtori i këtij konvikti tha se gjitha kushtet janë të rregulluara për 350 refugjatë.

    “Nga Ministria e jashtme dhe nga Ministria e punës dhe politikës sociale kemi informacion se shumica do të jenë fëmijë dhe gra. Fëmijët mund të jenë 6 muaj apo 5 vjeç, të cilët mund të qajnë apo të lozin nëpër dhoma duke iu bërë zhurmë studentëve. Disa nga to janë dislokuar, kemi që janë të kënaqur kemi edhe palë që nuk janë të kënaqur. Edhe për këta të fundit kemi lënë hapësirë të drejtohen tek ne dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për ta”, deklaroi Agim Fejzullahu, Drejtor i Konviktit “Pellagonija”.

    Për tu lënë të gatshëm refugjatëve katin e sipërm të konviktit, një kat më poshtë është dashur që të transferohen studentët dhe të akomodohen nëpër dhoma tjera. Ankesa prej tyre pati që disa dhoma nuk kanë perde nëpër dritare e disa të tjera që nuk janë te rregulluara tualetet dhe ndriçimi adekuat.

    “Përgjithësisht, ankesat e tyre të gjithë i dimë lidhur me ushqimin, problemet me lavatriçet sepse më parë nuk kishim të tilla. Probleme të tipit që s’ka pasur rregullisht ujë të ngrohtë dhe imtësia të ngjashme por gjatë këtij semestri dhe gjatë këtij viti kemi shumë përmirësime në gjithë konviktin”, u shpreh Bllagojçe Torashevski, Kryetar i Këshillit të studentëve.

    Nga Kryqi i Kuq thonë se aktualisht në vend të pranishëm janë 584 të ardhur nga Ukraina, shumica prej tyre në Shkup. Ndërkaq vetëm 187 prej tyre kanë statusin e refugjatit që kanë kërkuar ndihmë në shtet.
    Por, pati edhe studentë që thanë se nuk ju pengojnë refugjatët dhe se kushtet e konvikt janë të mira, por janë skeptik nëse kapaciteti mbushet i plotë me mbi 1,000 persona me gjithë refugjatë e studentë.

    “Kushtet janë top, i kemi kushtet kryesore. Nuk është si në shtëpi as që mund të bëhet sikurse në shtëpitë tona, por i kemi kushtet e nevojshme. Kjo do të thotë se ushqimi është OK, kemi ujë të ngrohtë çdo kohë dhe mirëmbajtja është e kënaqshme”, tha Alen Marina, Student.

    Meqenëse konvikti tjetër “Goce Dellçev” është me kapacitet të plotë me studentë, konvikti “Pellagonija” është e mbushur 60% me studentë. Sipas autoriteteve në plan të dytë mbetet Strehimorja “25 Maji”, por aty maksimumi është 120 persona dhe duhet të bëhen investime bazike për akomodim të refugjatëve. Nuk përjashtohet mundësia e akomodimit edhe nëpër hotele private në faturë të shtetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Aktakuzë ndaj ministres Arbërie Nagavci

    Lajmi i rradhës

    Kur do të filloj zbatimi i Ligjit të Gjuhëve në komunën e Gazi Babës?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë