Në liqenin e Ohrit, gjatë aksionit ekologjik, u gjetën më shumë plastikë, kanaçe dhe goma automjetesh

    Liqeni i Ohrit / Fotografia: Nistori

    Zhytësit ” Amfora” pastruan liqenin e Ohrit, ata theksuan se nevojiten më shumë aksione ekologjike, edukim dhe menaxhim i duhur me mbeturinat për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të ngurta që zhytësit i nxjerrin nga fundi i Liqenit të Ohrit përmes një sërë aktivitetesh vullnetare. Pikat më kritike janë aty ku derdhen lumenjtë në liqen – u theksua gjatë aksionit të sotëm për pastrimin e fundit të liqenit “Ohër Eko 2025”, në organizim të klubit të zhytjes “Amfora”.

    Ndryshe, kjo është hera e katërt që organizohet aksioni ndërkombëtar për pastrimin e fundit të Liqenit të Ohrit nga mbeturinat e ngurta, këtë vit nën patronazhin e DM drogerie dhe Komunës së Ohrit.

    “Më shumë gjejmë mbeturinat të llojit, plastik, xham, kanaçe, goma automobilistike si dhe mbeturinat ndërtimtarie të cilat janë në thellësinë e Liqenit të Ohrit ndër vite dhe këto mbeturina duhet të largohen, janë rreth 100 persona të kyçur në aksion nga të cilët 70-80 janë zhytës të çetifikuar dhe të tjerët janë logjistik”, tha Jovan Sekulovski nga Klubi “Amfora”

    Lajmi Paraprak

    Shkupi në krah të paqes: mbështet thirrjen e BE-së për armëpushim 30 ditor në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë