Në Maqedoni nuk ka punonjës as për të huajt

    Mungesa e fuqisë punëtore profesionale, korrupsioni, jo siguria juridike dhe administrata publike jo efikase. Këto janë ankesat më të më dha të investitorë ve gjerman në Maqedoninë e Veriut. Problemi më i madh për biznesin gjerman në vend, është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, e cila ndikon drejtpërdrejt në prodhimin aktual, duke i detyruar kompanitë të refuzojnë porositë, por edhe të reduktojnë investimet e planifikuara.

    Edhe pse investitorët gjermanë deri më tani nuk kanë marrë një ofertë të drejtpërdrejtë për të paguar ryshfet, ata përballen me probleme të tjera që e vështirësojnë funksionimin e tyre – si zgjatja e procesit të marrjes së lejeve të punës për të huajt apo leje të tjera që u nevojiten kompanive.

    MESAZH PËR QEVERINË E RE

    Investitorët gjermanë në vend kërkojnë vazhdimin e dialogut me institucionet kompetente në vend, konsultime para miratimit të ndryshimeve ligjore që do të ndikonin në funksionimin e tyre, rritje të efikasitetit të administratës dhe përfundimin e projekteve të infrastrukturës. “Edhe pse është herët për Vitin e Ri, ne dëshirojmë t’i dërgojmë Qeverisë së re urimet tona për Vitin e Ri, të cilat janë vazhdimësi e dialogut të hapur, konsultimeve me organet ekonomike si odat dhe shoqatat ekonomike para se të bëhen ndryshimet legjislative, që do të ndikonte në funksionimin e kompanive, duke rritur efikasitetin në fushën e proceseve administrative, si dhënia e lejeve të qëndrimit, si dhe në vazhdimin dhe përfundimin e projekteve të infrastrukturës tashmë të nisura”, thotë Antje Vandelt, kryetaree Bordit Drejtues të Shoqatës Maqedonase -Gjermane.

    Lidhur me ikjen e në rritje të fuqisë punëtore nga vendi,kompanitë gjermane janë përpjekur të krijojnë shërbime atraktive vitet e fundit, veçanërisht për punonjësit e rinj. “Dëshira jonë për qeverinë e re është të krijojë kushtet e nevojshme kornizë që do t’u ofronte të rinjve kushte tërheqëse për jetë dhe zhvillim. Ne kemi nevojë për gjeneratën e re jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë vendin, ndaj le të punojmë së bashku për këtë qëllim”, theksoi Vandelt.

    Analizat më tej tregojnë se ka një rënie të investimeve gjermane në Maqedoninë e Veriut, por vendi mbetet tërheqës për investitorët gjermanë. Anketa e bërë me investitorët gjermanë dhe kompanitë anëtare të Shoqatës Ekonomike Maqedono-Gjermane (AHK) tregon se 69 për qind e kompanive do të investonin sërish në vend, ndërsa 31 për qind përgjigjen negative. Kompanitë gjermane në Maqedoninë e Veriut e vlerësojnë klimën e biznesit si të mirë ose shumë të mirë, por ka një trend të uljes së investimeve të planifikuara. Një nga arsyet është mungesa e kuadrit apo stafit profesional. Rreth 37 për qind e investitorëve synojnë të ulin investimet e tyre të planifikuara, 33 për qind të mbeten në të njëjtin nivel dhe 30 për qind të rrisin investimet e tyre, thotë Antje Vandelt, nga AHK Maqedonia e Veriut, përgjegjëse edhe për Shqipërinë dhe Kosovën. “Nëse krahasohen këto të dhëna me investimet e viteve të kaluara, shihet se ka një ftohje për sa i përket investimeve, pra zvogëlimin e tyre”, thekson Vandelt.

    Rreth 70 për qind e kompanive gjermane në vend besojnë se një nga rreziqet më të mëdha është mungesa e stafit profesional. Ato reflekton në prodhimin aktual dhe në uljen e investimeve të planifikuara. Sipas rezultateve të anketës, 57 për qind e investitorëve konsiderojnë se kostot e operimit janë një nga faktorët e rrezikut dhe për 47 për qind ka ndikim gjendja politiko-ekonomike.

    Më shumë se gjysma konsiderojnë gjithashtu se kostot e punës janë një faktor rreziku për ta, veçanërisht kur ka rritje të pagës minimale, kështu që nuk mund të planifikojnë shpenzimet për punonjësit në afat të gjatë. Krahasuar me anketimin e një viti më parë, rreth 10 për qind më shumë nga kompanitë e anketuara i vlerësojnë perspektivat ekonomike si të mira dhe të kënaqshme.

    VLERËSIMET PËR 2024

    Sa i përket vlerësimit për vitin aktual 2024, 23 për qind presin rritje të biznesit, ndërsa 17 për qind presin që të ketë përkeqësim. Sa i përket investimeve të planifikuara, 30 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se dëshirojnë t’i rrisin investimet kapitale, 33 për qind kanë thënë se do të mbeten në të njëjtin nivel sa i përket investimeve dhe 37 për qind kanë thënë se do të ulin kostot e investimeve. Në përgjithësi, ky është një tregues se do të ketë një ngadalësim të investimeve tek kompanitë e anketuara në krahasim me dinamikën e viteve të kaluara.

    Lidhur me recesionin në Gjermani dhe si do të ndikojë ai në vend, nga delegacioni gjerman thonë se Maqedonia e Veriut mund të përfitojë prej tij sepse kompanitë gjermane i transferojnë objektet e tyre prodhuese në vende të tjera.

    Mund të themi se recesioni ka ndodhur thjesht në Gjermani sepse prodhimi është transferuar nga Gjermania, kështu që mund të themi drejtpërdrejt se Maqedonia mund të përfitojë nga recesioni në Gjermani, gjegjësisht kompanitë gjermane kërkojnë tregje të tjera ku mund t’i transferojnë qëllimet e tyre apo proceset e prodhimit. Ajo edhe i ndodh asaj. Prandaj kemi edhe riinvestime të mëdha nga pothuajse të gjithë investitorët gjermanë që ndodhen në vend dhe tani për tani po ecën shumë pozitivisht. Vlerësimi ynë është se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen , për të zhvendosur gjithnjë e më shumë prodhimin përpara.

    Në vend ka më shumë se 200 kompani gjermane që punësojnë mbi 20 mijë të punësuar dhe kanë një pjesë të rëndësishme në investimet në Maqedoni. Gjatë vitit 2023 ka edhe investitorë të rinj gjermanë, por edhe një pjesë e madhe e kompanive që riinvestojnë në vend. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: deri të premten e ardhshme pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Reagojnë anëtarët e KShZ-së: kemi presione politike, frikësohemi për sigurinë tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë