Në Ohër kanë ngelur vetëm katër këpucëtarë, zanatet po shuhen!

    Zanatet në Ohër po shuhen, thuajse si në çdo qytet tjetër të vendit. Nga 20 këpucëtarë tanimë kanë ngelur vetëm 4 të cilët po kryejnë veprimtarinë e tyre në Ohër.

    Rrezikojnë të mbyllen edhe ata nëse shteti nuk iu del në ndihmë. Në gjithë shtetin ka 1000 zanatçinjtë që sipas Odës së zanatçinjve është numër tejet i vogël.

    “Kërkojmë nga shteti që të na lirojë nga pagesa e të ardhurave e pagave dhe të ardhurat nga tatimi personal rreth 10 mijë denarë në muaj. Të gjitha detyrimet që zanatçinjtë i kanë ndaj shtetit, vetëm në këtë mënyrë mund ti ruajmë ato zanate por edhe t’i shtyjmë të rinjtë të merren me këto zanate të vjetra deficitare”, tha një zanatçi-këpucëtar.

    Para 7 viteve, për çdo punësim të ri, shteti i linte zanatçinjtë për 3 vjet të lirë nga tatimi personal dhe të ardhurave të pagesës. Kjo ishte një periudhë kur shumë persona u paraqitën për të kryer këtë veprimtari edhe atë 40 veprimtari të reja në vit, thonë nga Oda.

    “E tani nga 40 në 16 ku 15 prej tyre ishin nga Agjencia për punësim me grande nga 6000 mijë euro dhe një i regjistruar me vetëpunësim, kjo është katastrofë e keqe. Edhe numri 14 i atyre që ndërprenë veprimtarinë që nuk ju shkonte puna është problematikë e diskutueshme”, deklaroi një tjetër këpucëtar.

    Për momentin në Ohër të regjistruar janë rreth 300 zanatçinj, prej të cilëve më shumë në numër janë berberët dhe sallonet e kozmetikës . Nga Oda thonë se zhdukja e zanateve ndodh për shkak se shteti nuk ka strategji për zhvillimin e tyre. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

    Lajmi i rradhës

    Nëntë viktima nga 842 aksidente në Tetovë në 2024-tën!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë