Me moton “ Kurbani juaj, amaneti ynë” shoqata El Hilali e filloi grumbullimin e autorizimeve për kurbanët në prag të festës Islame të Bajramit të Kurbanit, përcjell Nistori.
Këtë aktivitet El Hilali për më shumë se tridhjetë vjet e kryen duke i respektuar rregullat fetare dhe çdo herë në interes të familjeve ekonomikisht të rrezikuara.
El Hilali kurbanin e siguron në vend, therjen e bën në vend dhe mishin ua distribuon nevojtarëve vendas.
Therrja bëhet në dy punkte. Në thertoren në Studeniçan të Shkupit dhe në Sellcë të Tetovës.
Të gjithë ata që janë të interesuar për pjesemarrje gjatë therjes, mund të jenë aty, ashtu që lutjet (duatë) t’i bëjmë së bashku.
Duke marrë parasysh se fermerët kanë vështirësi për të siguruar kurbanët në Maqedoninë e Veriut dhe duke u nisur nga fakti se numri është deficitar, vetvetiu shkakton dhe rritjen e çmimit të tyre. Por, falë angazhimit të bashkëpunëtorëve tanë nga ky sektor, El Hilali ofron një çmim real për një kurban.
Ndryshe, mishi do të shkojë te nevojtarët i paketur në qese speciale, ndërkaq lëkurat mbeten për sigurimin e fondit për bursat studentore. /Nistori/