Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

    Komunikacion në Shkup/Fotografi ilustruese

    Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët e Shkupit se nesër, për shkak të mbajtjes së manifestimit sportiv – “Maratona e Shkupit 2021”, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët e rajonit më të gjerë qendror të qytetit të Shkupit.

    “Maratona do të fillojë në orën 08:00, me trasenë në vijim të vrapimit: fillimi nga platoja para Qendrës sportive ‘Boris Trajkovski’ nëpër rr.”Marrëveshja e Bledit”, në të djathtë përgjatë bul.”Ilinden”, në të majtë përgjatë rr.”Lubljanska”, drejt nëpër rr. “Moskovska”, djathtë nëpër rr.”Vojvoda Vasil Çakallarov”, në fund të rrugës kthehet në gjysmërreth prapa dhe vazhdohet drejtë nëpër rr.”Mitropolit Teodosij Golloganov”, drejt nëpër rr.”Dimitrie Sandanski” deri në fund pata udhëkryqit me bul.”Serbia”, më pas kthehet gjysmërreth prapa nëpër shiritin e njejtë rrugor përgjatë bul.”Jane Sandanski”, djathtë npër rr.”Franjo Kluz”, në të djathtë nëpër bul.”Brigada e tretë maqedonase”, në të majtë nëpër bul. “Republika e Krushevës”, djathtë nëpër rr.”11 Tetori”, drejtë nëpër rr.”Dimitrie Çupovski”, djathtë përgjatë bul.”Shën Klimenti i Ohrit”, majtë nëpër bul.”Ilinden” deri tek caku – platoja para Qendrës sportive “Boris Trajkovski në Shkup (dy rrethe)”, ceket në kumtesën e MPB-së.

    Nga Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët e cekura, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth. Sektori për Punë të Brendshme Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. 

    Lajmi Paraprak

    MF Maqedoni: Nënshkruhen anekset e Marrëveshjes me USAID-in për rritjen e komponentit grant

    Lajmi i rradhës

    Diplomati Milenkoski kërkon të gjykohet në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë