Nga 1 shtatori certifikata e vaksinimit të RMV-së do të konsiderohet e barabartë me certifikatën digjitale të BE-së

    Më 1 shtator, Maqedonia e Veriut është ndër tetë vendet e tjera si: Mali i Zi, Republika e Kosovës, Republika e Kazakistanit, Shtetet e Bashkuara, Shën Lucia, Federata e Shën Kristoferit dhe Nevisit dhe Irlandës, të cilat janë në zonën e kuqe, sipas të cilës u detyrohen rregullave për hyrjen në Bullgari, përcjell Nistori.

    Nga e njëjta datë, Italia kalon nga e kuqja në portokalli, ndërsa Gjermania, Estonia, Kroacia, Italia dhe San Marino nga zona e gjelbër në portokalli. Rumania kalon në zonën e gjelbër.

    Që nga 1 shtatori, certifikatat e vaksinimit, testimet dhe vërtetimet se njerëzit kanë kaluar Covid-19 të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e San Marinos, Zvicra, Republika e Turqisë, Ukraina dhe Vatikani konsiderohen të barabarta me Certifikatën Digjitale të BE-së për Covid-19.

    Përndryshe, nga e mërkura, 1 shtator, studentët e huaj që kanë vizë “D” për qëndrim afatgjatë për qëllime studimi, do të pranohen në territorin e Bullgarisë edhe nga vendet që i përkasin zonës së kuqe, tha ministri bullgar i shëndetësisë, Stojço Kacarov.

    Ministria bullgare e Shëndetësisë kujton se nxënësit, studentët dhe doktorantët që jetojnë në Greqi, Turqi, Serbi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Rumani dhe që udhëtojnë në Bullgari çdo ditë ose të paktën një herë në javë, do të pranohen në vend pa pasur nevojë të dorëzoni dokumentet Covid-19. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kreativiteti i fëmijës, gjithnjë e në rënie si pasojë e kontrollit të tepër të prindërve!

    Lajmi i rradhës

    DW sjell rrëfimet nga kufiri, rojet serbe po u kërkojnë ryshfet shqiptarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë