Nga 1 shtatori nuk mund të hyni në Maqedoni pa vërtetim për vaksinim apo test negativ

    Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që nga 1 shtatori të gjithë qytetarët e vendit dhe shtetasit e huaj do të mund të hynë në Maqedoninë e Veriut nëse në vendkalimin kufitar japin vërtetim për vaksinim nga COVID-19, vërtetim se kanë qenë të infektuar në 45 ditët e fundit me COVID-19 si dhe me test negativ i bërë 72 orë para hyrjen në territorin e Maqedonisë.

    “Për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim ose vërtetim se kanë qenë të infektuar në 45 ditët e fundit, do të caktohet karantinë prej shtatë ditëve në izolim shtëpiak me vendim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Shtetasit e huaj të cilët tranzitojnë në Maqedoni do të mund ta bëjnë tranzitin në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar në hyrje të vendit dhe këtë deklaratë duhet ta dorëzojnë gjatë daljes nga vendi.

    Lajmi Paraprak

    Pse breshkat jetojnë kaq gjatë?

    Lajmi i rradhës

    Sa orë gjumë duhet të flemë? Pse gjithçka varet nga mosha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë