Nga viti në vit më pak të mbjella në RMV

    Prodhimi bujqësore në vend ulet dukshëm. Nuk është vetëm prodhimi i grurit në Maqedoni që është larg shifrave të 20 apo 30 viteve më parë. Gjendja nuk është më e mirë as me prodhimin e kulturave të tjera bujqësore. Për më tepër po bëhemi bëhet gjithnjë e më të varur nga importi i ushqimeve dhe këtë e tregojnë të gjitha të dhënat statistikore për fondet e shpenzuara për importin e ushqimeve në kurriz të prodhimit vendas, i cili është reduktuar shumë.

    Sipërfaqet e kultivueshme për vitin 2023 arrijnë në pak më shumë se 514.000 hektarë, por vetëm gjysma e tyre janë të kultivuara. Njëherësh në vitin e kaluar kemi shpenzuar 975.8 milionë euro për importin e produkteve ushqimore dhe bujqësore.

    Ekspertët thonë se ikja e të rinjve nga fshatrat, apo shpërngulja e të rinjve jashtë shtetit,çmimet e ulëta grumbulluese, ndryshimet klimatike janë vetëm disa nga problemet që mundojnë bujqësinë në vend. Një problem tjetër janë parcelat e vogla të fragmentuara. Sipërfaqja mesatare në Maqedoni është vetëm dy hektarë. Rënien e sasisë së kulturave të ndryshme bujqësore e mbështesin edhe të dhënat statistikore.

    Nëse flasim për grurin kur nga kjo kulturë në vitin 1998, u prodhuan 336.562 tonë, ndërsa mesatarja për hektar arriti në 2.961 kilogramë. Vitin e kaluar në Maqedoni janë prodhuar 215.165 tonë grurë, ndërsa mesatarja për hektar ka qenë 3.095 kilogramë. Pra në 20 vite kemi një rënie prej mbi 120 mijë tonë

    Nëse shikoni të dhënat e prodhimit të lulediellit, atje shifrat janë edhe më zhgënjyese. Në vitin 1997 janë prodhuar 14902 ton luledielli me rendiment mesatar prej 1129 kilogramë për hektar, ndërsa në vitin e kaluar prodhimi arriti në vetëm 5950 ton luledielli. Apo thënë ndryshe kemi më shumë se përgjysmim të lëndës së parë për prodhimin e vajit për ngrënie. Duhani është ndër kulturat që nuk ka rënie të madhe, por po mbahet prodhimtaria vendore. Kështu, në vitin 1997 janë prodhuar 25.308 tonë, me një mesatare prej 1.312 kilogramë për hektar, ndërsa vitin e kaluar janë prodhuar 23.713 ton, me një mesatare prej 1.591 kilogramë për hektar.

    Tendenca të ngjashme vërehen në kultivimin e rrushit dhe mbjelljen e vreshtave. Gjegjësisht, nga kjo kulturë në vitin 1997 janë prodhuar 258.360 ton rrush, por vitin e kaluar është shënuar një rënie e theksuar e prodhimit, në vetëm 149.006 tonë. Vetëm në rastin e misrit, të dhënat tregojnë se prodhimi nuk shënon rënie kaq të mëdha, megjithëse edhe në këtë kulturë ka lëkundje. Në vitin 1997 janë prodhuar 157,234 tonë, me një mesatare prej 3,915 kilogramë për hektar. Ndërsa vitin e kaluar janë prodhuar 130.180 tonë misër, me rendiment mesatar prej 4.565 kilogramë për hektar. Fermerët ankohen se përskaj shitjes së sigurt të prodhimeve të tyre edhe çmimet e ulëta grumbulluese nga ana e tregtarëve me vite paraqesin problem madhor për bujqësinë vendore.

    Çmimet më të ulëta shitëse karshi kostos së prodhimtarisë, mungesa e fuqisë punëtore dhe plakja e saj, ikja e popullatës jashtë shtetit, mosinteresimi për tu marrë me bujqësi dhe blegtori së bashku me shitjen me çmime jo të leverdishme, janë disa nga hallet e bujqve në vend. Njëherësh edhe niveli i dobët i organizmit të punës së përbashkët në kooperativa dhe të ngjashme, mungesa e një zgjidhjeje ligjore për prodhimin me kontratë për të gjitha kulturat bujqësore të rëndësishme si shembulli i duhanit, emigracioni dhe shpërngulja nga fshati në qytet dhe shtetet evropiane sidomos të të rinjve dhe grave që arriti 50 për qind dhe si një nga problemet më serioze, mungesa kronike e fuqia punëtore, janë ankesat e tjera të fermerëve.

    Edhe klima në vend nuk është aq e favorshme sa pretendohet për një prodhimtari të mirëfilltë bujqësore. Eksperti Ordan Çukaliev thotë se Maqedonia është një vend me 220 ditë me diell, nga të cilat 50 ditë janë stres të nxehtësisë dhe ngadalësojnë prodhimin. Për këtë, thotë profesori, është e pamundur të thuhet se kemi avantazh konkurrues, ku avantazhi i vetëm është shija e produkteve.

    “Një fermer në vendin tonë ka mesatarisht 2 hektarë tokë, dhe madhësia e një ferme blegtorale është zakonisht më pak se tre njësi blegtorale, (një njësi blegtorale i korrespondon një lope qumështore ose rreth 10 dhi ose dele). Pasojat e bujqësisë sonë të vogël, çorganizimi i prodhuesve dhe fakti që jemi të vegjël është se ne nuk importojmë vetëm ushqime, por importojmë edhe çmimin. Është e nevojshme një politikë e mirë bujqësore, me të cilën fermerët do të drejtohen se cilat produkte duhet të kultivojnë. Nevojitet të mbillen kultura që do të sjellin para . Gjithashtu prodhimi ynë karakterizohet nga fitime të ulëta, rendimente të ulëta dhe kosto të larta. Përveç një ndryshimi serioz në politikat bujqësore, teknologjia e përdorur në bujqësi duhet gjithashtu të përmirësohet për të rritur rendimentet dhe për të ulur kostot. Është e nevojshme të përdoren fara cilësore që japin një prodhim më të madh”, thekson Çukaliev.

    Pra, thotë ai, problem shtesë për prodhimin tonë është se jemi të vegjël dhe prodhojmë sasi të vogla, prandaj distributorët nuk na konsiderojnë si opsion për tregjet e mëdha.

    “Gjithashtu, ne nuk kemi një produkt të vetëm që prodhohet 365 ditë në vit, ndërsa Spanja apo Holanda për shembull, kanë produkte gjatë gjithë vitit. Eksportuesit tanë nuk mund të negociojnë as me zinxhirët e mëdhenj ushqimorë, të cilët kërkojnë sasi të mëdha që prodhuesit tanë nuk mund t’i ofrojnë, dhe shumë prej produkteve nuk janë ato që kërkojnë distributorët”, përfundon Çukaliev.

    Edhe trualli bujqësor nuk është për tu lëvduar në një pjesë të konsiderueshme. Në vendin tonë toka më pjellore është toka aluviale, e cila është rëra, ne e sajojmë ujin me mbi njëqind akumulime apo diga të ndërtuara, dhe të mbjellat pësojnë goditje të temperaturës dhe e gjithë kjo e vendos bujqësinë e Maqedonisë në të ashtuquajtura prodhimtari bujqësore të kufizuar nga mungesa e ujit.

    “Thjesht, kemi potencial shumë të ulët dhe kjo do të thotë se nuk kemi investitorë dhe kapital të huaj në sektorin e bujqësisë. Nuk mund të mendojmë të krahasohemi me Bullgarinë apo Rumaninë, ku kanë ardhur investime të mëdha të huaja në sektorin e bujqësisë, të nxitur nga fakti i njohur se e ardhmja e prodhimit të drithit për Evropën është në rajonin e Detit të Zi, i cili ka teknologji të lartë. Tek ne investimi në teknologji, pajisje dhe mekanizim është i padobishëm nëse kemi vetëm dy hektarë. Që dikush të investojë tek ne, duhet të angazhohet që të blejë 2 hektarë nga 10 mijë banorë për të marrë një tokë sa krenaria e dikurshme apo Kombinati Bujqësor në ditët e tij më të famshme Pellagonia, gjë që duket e pamundur”, vlerësojnë ekspertët. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    MË MIRË NË ÇERDHE SESA MË GJYSHËRIT! / Prindërit dibranë zgjedhin kopshtin para shtëpisë

    Lajmi i rradhës

    5 mënyra të thjeshta se si mund të pastroni ajrin në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë