Nismën për emërtimin e rrugëve në Tetovë e kundërshton opozita maqedonase

    LSDM-ja dhe E Majta kundërshtojnë nismën e Komunës së Tetovës për emërtimin e mbi 100 rrugëve në këtë qytet.

    Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkoi që ky proces të zhvillohet me një konsensus të gjerë dhe të mos injorohet asnjëra palë.

    “Vlerësoj se ky proces duhet bë me një konsensus të gjerë, dhe nuk mundë të injorohet një grup njerëzish siç është Lidhja e luftëtarëve të Tetovës të injorohen. Nuk mundet sepse janë njerëz që kanë dhënë kontribut për ndërtimin e historisë së këtij vendi. Le të hapet debat dhe do shohim si do dalin rezultatet e debatit”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

    Me reagim kanë dalë edhe nga Levica e Apasievit. Kërkojnë nga Qeveria që të kundërshtoj politikat e koalicionit VLEN.

    “Kërkojmë që Qeveria e udhëhequr nga VMRO të kundërshtojë politikat inxhinierike-etnike dhe irredentiste të partnerit të tyre të koalicionit VLEN. Është e papranueshme që kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vazhdimisht degradon Maqedoninë, maqedonasit, e shpall shtetin shtet të tretë shqiptar, të mbetet i Pandëshkueshëm”, thonë nga E Majta.

    Kreu i Tetovës Kasami hodhi poshtë akuzat duke kërkuar nisma për ndërrimin e emrave të mos politizohet. Ai tha se nisma është transparente dhe komisioni i formuar nga këshilli komunal për emërtimin e rrugëve, ka përfaqësues nga i gjithë këshilli komunal dhe përbërja e tyre politike.

    “Një ndër projektet më të rëndësishme për komunë e Tetovës ka qenë edhe projekti i emërtimit të shumë rrugëve që i gjetëm pa emra pa numra, rrugë që edhe sot, ne si institucione lokale, edhe institucionet qendrore ose kompanitë private, kanë problem që të iu dërgojnë qytetarëve faturat e ndryshme apo të komuni8kojnë në mënyrë të qytetëruar me banorët e Tetovës, andaj ne që nga ardhja në krye të komunës, kemi përveshur krahët dhe kemi nisur procesin e identifikimit regjistrimit dhe tanimë jemi në fazën e zyrtarizimit edhe të nisjes së procesit të emërtimit të rrugëve me vendim të këshillit komunal. Këshilli ka formuar një komision me anëtarët e këshillit komunal dhe anëtarëve profesional  të administratës dhe qytetarë tjerë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

    Në Tetovë ka gjithsej 297 nga të cilat 216 janë pa emra dhe pa numra. Për këtë shkak edhe u formua komisioni për emërtimin e rrugëve, në të cilin, ka anëtar edhe nga LSDM, të cilët reaguan të parët dhe kërkuan bllokimin e këtij procesi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Fjalët e nipit të Ali Ahmetit: xhaxhai im më mësoi të jem njeri, jo politikan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë