Një në tre shqiptarë është obez – Fenomeni po prek edhe fëmijët

    Obeziteti është një nga sfidat kryesore shëndetësore që ka prekur një numër të madh të individëve, sidomos në grupmoshën e rritur. 

    Sipas studimeve dhe raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), më shumë se 30% e popullsisë së rritur në Shqipëri ka pësuar obezitet ose mbipeshë.

    Por shqetësim edhe më i madh është obeziteti tek fëmijët, pasi studimet tregojnë s3 13-15 % e fëmijëve janë obezë, shifër kjo që ka tendencë të rritet vit pas viti.

    Mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri çojnë në probleme shëndetësore shpesh të parikuperueshme. Por a po kujdesemi për atë çfarë  konsumojnë fëmijët tanë sot, për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve më vonë?

    Mungesa e ndërgjegjësimit të fëmijëve nëpër shkolla por edhe i vetë prindërve të cilët shpesh duke nxituar për në punë, u japin fëmijëve para për të blerë diçka që të konsumojë si për vaktin e mëngjesit edhe të drekës  pa ditur për dëmin që i shkakton.

    Fëmijët janë të orientuar më së shumti drejt atyre produkteve që lehtësisht i gjen pranë shkollave, patatinave apo ushqimeve të paketuara ose jo që përmbajnë sheqer yndyre, vaj palme, konservante apo pije të gazuara të dëmshme per  shëndetin e tyre.

    Dhe duke mos mjaftuar kequshqyerja, qëndrimi ulur me telefonë, iPad apo laptopë me orë të gjata duke kufizuar lëvizjen, është një kambanë e fortë që duhet të na zgjojë për atë çfarë do të ndodhë nesër me shëndetin e fëmijëve.

    Studimet kanë treguar se obeziteti ka pasoja të shumta shëndetësore, si rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, problemeve me muskujt dhe kockat (si artriti), si dhe sëmundjeve të tjera kronike.

    Obeziteti është gjithashtu një faktor rreziku për zhvillimin e disa llojeve të kancerit. Studimet tregojnë se deri në vitin 2035 obeziteti tek fëmijët do të rritet me 6.7% dhe tek të rriturit me 2.6%. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe

    Lajmi i rradhës

    Operacion i gjerë policor në RMV: zbulohet shtypshkronja për falsifikimin e eurove dhe të dollarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë