Një objekt shkollor me “dy fytyra”

    Në një objekt në Ferizaj janë të vendosura dy shkolla: gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika”. Por, gjendja në këto dy shkolla është krejtësisht e ndryshme. Në të vijojnë mësimin 1.300 nxënës, por ata që ndjekin mësimin në gjimnaz, kanë banka të dëmtuara, dyer të thyera e tualete në gjendje të keqe. Ndërkaq, nxënësit e mjekësisë kanë kushte më të mira, pasi në pjesën ku është vendosur kjo shkollë, ka pasur investime, në bashkëpunim me prindërit.

    Kështu duket muri i jashtëm i gjimnazit "Dr. Shaban Hashani" në Ferizaj dhe gjendja brenda këtij objekti shkollor nuk është aspak më e mirë.
    1Kështu duket muri i jashtëm i gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj dhe gjendja brenda këtij objekti shkollor nuk është aspak më e mirë.
    Më 2019, gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika” u vendosën në objektin që dikur ishte shkollë fillore.
    2Më 2019, gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika” u vendosën në objektin që dikur ishte shkollë fillore.
    Sipas drejtoreshës së këtij gjimnazi, Hajrije Nebihu, në institucionin që ajo udhëheq ka dyer e dritare të dëmtuara, sistem të kanalizimit të vjetruar, mure të dëmtuara, mungesë të kabineteve e sallave dhe papastërti.
    3Sipas drejtoreshës së këtij gjimnazi, Hajrije Nebihu, në institucionin që ajo udhëheq ka dyer e dritare të dëmtuara, sistem të kanalizimit të vjetruar, mure të dëmtuara, mungesë të kabineteve e sallave dhe papastërti.
    Për problemet në këtë shkollë vitin e kaluar është informuar edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Ferizjat, Agim Aliu. 
    4Për problemet në këtë shkollë vitin e kaluar është informuar edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Ferizjat, Agim Aliu. 
    Ministrja, sipas drejtoreshës së gjimnazit, nuk ka kthyer përgjigje, ndërkaq Aliu ka thënë se punimet për shkollën e re nuk janë në kompetencë të komunës, por të Qeverisë, e cila sipas tij, ka ndalur punimet.
    5Ministrja, sipas drejtoreshës së gjimnazit, nuk ka kthyer përgjigje, ndërkaq Aliu ka thënë se punimet për shkollën e re nuk janë në kompetencë të komunës, por të Qeverisë, e cila sipas tij, ka ndalur punimet.
    Pavarësisht kushteve të rënda, në këtë objekt vijojnë mësimin 1.300 nxënës. 
    6Pavarësisht kushteve të rënda, në këtë objekt vijojnë mësimin 1.300 nxënës. 
    Kështu është gjendja e gypave në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj. 
    7Kështu është gjendja e gypave në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj. 
    Edhe brenda klasave, gjendja nuk është e mirë. 
    8Edhe brenda klasave, gjendja nuk është e mirë. 
    Shumica e bankave shkollore janë të dëmtuara në këtë gjimnaz në Ferizaj. 
    9Shumica e bankave shkollore janë të dëmtuara në këtë gjimnaz në Ferizaj. 
    Një klasë nuk ka fare derë, teksa muret janë të dëmtuara.
    10Një klasë nuk ka fare derë, teksa muret janë të dëmtuara.
    Dëmtime në tavanin e një prej tualeteve që përdoren nga gjimnazistët në Ferizaj. 
    11Dëmtime në tavanin e një prej tualeteve që përdoren nga gjimnazistët në Ferizaj. 
    Drejtuesit e shkollës kanë thënë se për shkak të problemeve me sistemin e kanalizimit, në tualetet e shkollës vije erë e rëndë. 
    12Drejtuesit e shkollës kanë thënë se për shkak të problemeve me sistemin e kanalizimit, në tualetet e shkollës vije erë e rëndë.
    Nxënësit brenda një klase, dera e së cilës është e dëmtuar. 
    13Nxënësit brenda një klase, dera e së cilës është e dëmtuar. 
    Në objektin ku tani gjendet gjimnazi dhe shkolla e mjekësisë, paraprakisht kishte qenë shkolla fillore “Gjon Sereçi”. Arsyeja e zhvendosjes së gjimnazistëve në këtë objekt, sipas drejtuesve, ishte pasi kushtet ishin aspak të përshtatshme për vijimin e mësimit të filloristëve në këtë objekt. Kushtet, të paktën në pjesën ku gjendet gjimnazi, vazhdojnë të jenë të rënda.
    14Në objektin ku tani gjendet gjimnazi dhe shkolla e mjekësisë, paraprakisht kishte qenë shkolla fillore “Gjon Sereçi”. Arsyeja e zhvendosjes së gjimnazistëve në këtë objekt, sipas drejtuesve, ishte pasi kushtet ishin aspak të përshtatshme për vijimin e mësimit të filloristëve në këtë objekt. Kushtet, të paktën në pjesën ku gjendet gjimnazi, vazhdojnë të jenë të rënda.
    Një nxënës duke lozuar në oborrin e shkollës, ku gjendet një kosh basketbolli. 
    15Një nxënës duke lozuar në oborrin e shkollës, ku gjendet një kosh basketbolli. 
    Por, gjendja është dukshëm më e mirë në shkollën e mjekësisë "Elena Gjika", që gjendet në po të njëjtin objekt me gjimnazin. Në shkollën e mjekësisë vijojnë mësimin 758 nxënës.
    16Por, gjendja është dukshëm më e mirë në shkollën e mjekësisë “Elena Gjika”, që gjendet në po të njëjtin objekt me gjimnazin. Në shkollën e mjekësisë vijojnë mësimin 758 nxënës.
    Drejtoresha e shkollës së mjekësisë, Bahrije Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se fillimisht kushtet kanë qenë të rënda, dhe vazhdojnë të mos jenë ideale. Por, në bashkëpunim me prindërit, donatorët dhe komunën, në pjesën e shkollës së mjekësisë janë rregulluar tualetet, muret dhe dritaret dhe gjendja e pastërtisë është e mirë.
    17Drejtoresha e shkollës së mjekësisë, Bahrije Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se fillimisht kushtet kanë qenë të rënda, dhe vazhdojnë të mos jenë ideale. Por, në bashkëpunim me prindërit, donatorët dhe komunën, në pjesën e shkollës së mjekësisë janë rregulluar tualetet, muret dhe dritaret dhe gjendja e pastërtisë është e mirë.
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, tha se gati 70 për qind e punimeve kanë përfunduar në objektin e ri shkollor, ku duhet të vendosen nxënësit. Por, ai tha se punimet janë ndërprerë për shkak se toka ku gjendet objekti, kishte qenë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe më 2019, nga Qeveria e atëhershme pronësia e tokës i ishte transferuar komunës. Por, ekzekutivi i tanishëm, të gjitha këto prona tashmë po i kthen tek AKP-ja.
    18Drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, tha se gati 70 për qind e punimeve kanë përfunduar në objektin e ri shkollor, ku duhet të vendosen nxënësit. Por, ai tha se punimet janë ndërprerë për shkak se toka ku gjendet objekti, kishte qenë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe më 2019, nga Qeveria e atëhershme pronësia e tokës i ishte transferuar komunës. Por, ekzekutivi i tanishëm, të gjitha këto prona tashmë po i kthen tek AKP-ja. /REL/
    Lajmi Paraprak

    E vërteta e rritjes ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Vlerat e qumështit me yndyrë dhe pa yndyrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë