Njihuni me koleksionisten 70-vjeçare të veturave

    Një entuziaste e veturave tregon koleksionin e saj epik, duke përfshirë një Toyota prej 1.5 milionë dollarësh.

    Jane Weitzmann, 70 vjeçe, i është dashur të ndërtojë një garazh të madh që mban automjetet që ajo ka kaluar jetën e saj duke i mbledhur, ku përfshihen motoçikleta dhe vetura.

    Ajo krenohet me automjetet në koleksionin e saj, duke përfshirë një Toyota 2000GT, një Vanwall klasik të vetëm dhe një Ford GTD 40.

    Dhe ajo nuk ka plan të heqë dorë nga veturat e saj, pasi ka zbuluar se i vozit të gjitha rregullisht, përcjell Telegrafi.

    “Burri im i ndjerë i donte veturat, unë i kam mbledhur ato pothuajse gjatë gjithë jetës sime”, tha Jane.

    Kur bëhet fjalë për koleksionin e saj klasik, Jane tha se vetura e saj e preferuar për të vozitur është Ford F 150 i vitit 1999.

    Në total, Jane ka 50 automjete dhe 40 prej tyre janë vetura. 

    Lajmi Paraprak

    Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane

    Lajmi i rradhës

    Javën e kaluar janë shqiptuar 20 dënime ndaj ndotësve të ajrit Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë