NPK “Tetova”: Uji në Tetovë është i pastër dhe për pije

    Ndërrmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë njofton banorët e Tetovës se në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije.

    “Në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije.

    Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije dhe Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08 dhe 183/2018).

    Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike dhe është i sigurt për pije”, njoftojnë nga atje.

    Lajmi Paraprak

    Rezultatet e regjistrimit priten të publikohen në fund të muajit mars

    Lajmi i rradhës

    Në RMV nuk ka mësimdhënës të lëndëve natyrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë