Nuhiu: Kemi dështuar si shtet në mbrojtjen e grave nga dhuna

    Në “Programi 200”, i ftuar zv. ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu u fol në lidhje me gatishmërinë e shtetit për t’u dalë në ndihmë viktimave të dhunës familjare. Nuhiu theksoi se pavarësisht numrit të madh të denoncimeve në polici, një numër shumë i vogël përfundon në gjykatë, përcjell Nistori.

    “Që nga viti 2016 kemi regjistruar 846 krime, që kanë të bëjnë kryesisht me dhunën në familje, për të arritur në vitin 2022, kur këto vepra janë rritur në 1129 dhe në këtë drejtim ka paraqitje. Fakti që na shqetëson është se vetëm një e treta e denoncimeve në polici kthehen në proces gjyqësor.

    A do të thotë kjo se, shteti po dështon këtu? Kemi rritje të numrit të viktimave…?

    Dhe pikërisht këtë dua të them se ne kemi dështuar këtu, sepse në radhë të parë nuk kemi dhënë mbështetje financiare, atë që përmenda më herët dhe është qëllimi i këtij ligji që është temë e këtij debati, sepse do të duhet të ketë asistencë për të trokitur në dyert e shtetit, pavarësisht faktit tjetër që kemi 34 qendra të Ministrisë së Drejtësisë që ofrojnë edhe ndihmë juridike falas për këtë kategori”, tha zv/ ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania ka nevojë më shumë për punëtorë të huaj

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Tot”, dënohen me nga 18 vjet Gjorgjievski dhe Levkovska, Kostovski me 16 vjet burgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë