Nuk do të ketë më punësime përmes “balancuesit”?!

    Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit kërkon nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së “balancuesit” mekanizëm ky që aplikohet për mbrojtjen e bashkësive etnike gjatë konkurseve për punësim me qëllim garantimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat në ndërmarrjet dhe administratën shtetërore e publike.

    Me katër vota pro dhe dy kundër Anti-Korrupsioni miratoi propozimin që Kushtetuesja të vendos për ta vazhduar, ndërprerë apo anuluar metodologjinë e punësimit përmes “balancuesit”. Anëtarët e këtij komisioni vlerësojnë se këtu ka dyshime për korrupsion pasi që përmes këtij instrumenti bëhen punësime të militantëve partiak në lidhje familjare dhe të klientelizmit politik.

    “Në vetë instrumentin e balancuesit thuhet se përkatësia etnike është bazë që përcakton rishpërndarjen e re të punësimeve. Unë nuk e di ku thotë Kushtetuta që kjo mund të zbatohet! Nuk mund të jetë përkatësia etnike bazë e punësimit, andaj propozoj që balancuesin ta dërgojmë në Kushtetuese”, tha Vladimir Georgiev, Anëtar i KSHPK.

    “Kjo askujt nuk i konvenon, madje as ata që rrinë në shtëpi nuk ndihen komod të marrin paga pa merita. Instrumenti që nga fillimi është keqpërdorur, në 2021 madje 318 institucione shtetërore e keqpërdorën balancuesin duke punësuar në bazë të deklarimit të përkatësisë etnike. Iniciativa i ka gjitha elementet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.

    Kundër votuan dy anëtarët e etnitetit shqiptar në anti-korrupsion, sipas të cilëve balancuesi ishte krijuar nga vet qeveria për të plotësuar 20% të vendeve të punës nga shqiptarët në administratën publike.

    “Ne shkojmë në atë drejtim kinse po themi diçka ekskluzive që Anti-Korrupsioni e dërgoi këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese, kurse vet kjo e fundit është deklaruar se është e drejtë e garantuar që secili të deklarohet ashtu siç ndjehet në përkatësinë etnike, ne tani sërish kërkojmë vendim nga Kushtetuesja”, theksoi Shemshi Salai, Anëtar i KSHPK.

    “Ja po ju them një shembull pa dashur t’ia përmend emrin, një i punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë dhe i rishpërndarë në një Ministri, shkon njeriu në punë askush nuk i jep vend për tu ulur për të punuar. Nga dera në derë arrin deri te ministri, i cili i thotë se ke dy mundësi të shkosh nga dera apo nga dritarja”, tha Nuri Bajrami, Anëtar i KSHPK.

    Nismën e anëtarëve të komisionit erdhi pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me keqpërdorimin e balancuesit përmes deklarimit të rremë të përkatësisë etnike por edhe shpalljes së konkurseve ku kërkohen punëtor shqiptar në komunat e banuara me popullatë maqedonase. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bujar Osmani: personat që futen në listën e zezë të ShBA-së, të hetohen edhe në RMV

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka zgjidhje, qytetarët presim me orë të tëra para sporteleve të MPB-së për dokumentet personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë