“Nuk do të ketë punësime në arsim, kemi shumë mësimdhënës dhe pak nxënës”

    Foto Ilustruese

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në Click Plus në TV21, bëri të ditur se nuk do të ketë punësime në arsim. Siç shtoi ministrja Janevska, nëpër shkolla ka shumë mësimdhënës dhe pak nxënës, përcjell Nistori.

    “Në periudhën e ardhshme nuk do të ketë shumë vende pune në arsim. Kemi shumë mësimdhënës dhe shumë pak nxënës. Për fat të keq, edhe emigrimi e bën të veten”, tha Janevska.

    Bojkoti në Moranë është politik, mungesat e nxënësve do të jenë të paarsyeshme

    Tashmë katër javë po bojkotohet mësimi në Shkollën Naim Frashëri në Moranë të Komunës së Studeniçanit. Janevska tha se bojkoti i mësimit në Moranë është politik, duke shtuar se mungesat e nxënësve do të jenë të paarsyeshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SHUMË FËMIJË NË KONFLIKT ME LIGJIN! / Mbi 500 të mitur janë thirrur në stacione policore

    Lajmi i rradhës

    Lojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë