Nuk ka kallëzime penale ndaj ndonjërit nga ndotësit e mëdhenj që i nënshtrohet lejes A të integruar

    Nuk ka kallëzime penale ndaj ndonjërit nga ndotësit e mëdhenj që i nënshtrohet lejes A të integruar, pasi ata nuk kanë bërë shkelje të tillë. Kështu deklaroi numri një i inspektoratit për mjedis jetësor Sreten Stojkovski, i cili thotë se gjatë kohës që ai është në krye të këtij institucioni, inspektorati kishte dorëzuar kallëzim penal, vetëm për djegien e kallamit në Ohër. Stojkovski thotë se janë shqiptuar sanksione në mbi 800 mijë euro, ndërsa vitin e kaluar në buxhet kanë hyrë 300 mijë euro nga dënimet e ndotësive në vend. I pyetur se përse në rastin me çimentoren “Usje” Qyteti i Shkupit ka dorëzuar kallëzim penal, ndërsa inspektorati kallëzim për kundërvajtje me mundësi zgjidhjeje, Stojkovski për Evropën e Lirë  nuk sqaroi qartë se përse nuk ka koordinim në mes institucioneve.

    “Inspektorati shtetëror i kontrollon industritë e mëdha, siç thash, ndërsa Qyteti i Shkupit i kontrollon lejet B të integruara dhe elaboratet e dhëna nga komunat. Domethënë secili duhet ta kryej punën e vet….Ne para mbikëqyrjes së jashtëzakonshme, në nëntor kishim mbikëqyrje të çimentores e cila kaloi në mazut…Gjatë fundvitit, më datë 30 dhjetor kemi bërë edhe një tjetër kontroll të jashtëzakonshëm ku konstatuam se kishte tejkalim të kufirit të vlerave të emetimeve nga kaldaja me avull për ngrohjen e ambienteve dhe në përputhje me ligjin për mjedis jetësor, ajo është shkelja më e madhe nga kategoria e tretë, ku dënimet janë rigoroze dhe lëvizin deri në 200 mijë euro”, tha Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor.

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e reshjeve, qytetarët e Shkupit nuk duhet të shqetësohen për furnizim të ujit të pijshëm

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i nxënësve në RMV me deformime në shtyllën kurrizore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë