Nuk ka më popullatë “rezidente” dhe “jo-rezidente”! GjK shfuqizoi dispozita të metodologjisë së regjistrimit

    Sipas njoftimit të sotëm nga Gjykata Kushtetuese, në rastin që mbulon dispozitat e Metodologjisë së zbatuar për Regjistrimin e vitit 2021, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa dispozita me shumicë votash.

    Gjykata vlerësoi se pjesët e shënuara të Metodologjisë nuk janë në përputhje me vlerën themelore të rendit kushtetues – sundimin e ligjit, i cili rregullohet me nenin 8, paragrafi 1, alinea 3, dhe detyrimin kushtetues që të gjitha rregulloret të jenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

    Gjykata Kushtetuese vlerësoi se drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës i tejkaloi kompetencat e tij dhe, me një akt nënligjor (Metodologjia), kreu kategorizim të popullsisë rezidente dhe jorezidente, për të cilin nuk ka autorizim ligjor, sepse Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë 2021 nuk parashikon që kategorizimi i popullsisë të zhvillohet me akt nënligjor.

    Për shkak të faktit se ky është një vendim shfuqizues, jo anulues, Gjykata vëren se Vendimi do të zbatohet që nga momenti i publikimit të tij në Gazetën Zyrtare (për aktet nënligjore që do të miratohen në të ardhmen), por nuk do të zbatohet në mënyrë prapavepruese – për regjistrimin e vitit 2021 që është kryer tashmë.

    Sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021 i publikuar nga Enti Shtetërore e Statistikave, Popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike është si vijon:

    • 54.21% – Maqedonase
    • 29.52% – Shqiptarë
    • 3.98% – Turq
    • 2.34% – Rom
    • 0.44% – Vlleh
    • 1.18% – Serb dhe të tjerë

    Popullsia rezidente e regjistrimit sipas deklarimit të përkatësisë etnike:

    • 58.44% – Maqedonas
    • 24.30% –  Shqiptar
    • 3.86% – Turq
    • 2.53%- Rom
    • 0.47% – Vlleh
    • 1.30% –  Serb
    • 0.87% – Boshnjakë

    Popullsia e përgjithshme jorezidente e përfshirë në Regjistrimin ku përkasin qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen jashtë në 12 muajt e fundit – 258.932 persona, prej tyre:

    • 24.45% – Maqedonas
    • 66.36% – Shqiptar
    • 4.79% – Turq
    • 1.02% – Rom
    • 0.19%- Vlleh
    • 0.36% – Serb
    • 0.81% – Boshnjak dhe të tjerë

    Sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021 pothuajse 37 përqind e apartamenteve të ndërtuara në Maqedoninë e Veriut janë të pabanuara. Në nivel shtetëror, janë ndërtuar rreth 840,000 apartamente, nga të cilat 307,000 janë bosh.

    Krahasuar sipas numrit, apartamentet më të pabanuara janë në Shkup, pothuajse 60,000, që në përqindje është afër 28 përqind të numrit të përgjithshëm të apartamenteve. Shikuar sipas komunave, numri më i madh i apartamenteve të pabanuara është në Ohër, 17,800, që është më shumë se numri i apartamenteve të banuara (15,840) në këtë qendër turistike. Situata është e ngjashme në Kërçovë, ku ka pothuajse 13,000 apartamente të pabanuara, dhe 11,880 janë të banuara.

    Lajmi Paraprak

    Serbia mes Iranit dhe Izraelit – me kë është më afër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë