“Me digjitalizimin, institucionet publike bëhen edhe më kualitative edhe më të shpejta”

    Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, ka deklaruar se digjitalizimi i shërbimeve publike është parakusht për të ndërtuar institucione transparente dhe të përgjegjshme. Nuk kemi alternativ përveç transformimit digjital të shoqërisë.

    Pozita e saj, siç theksoi, është që thellësisht të rritet gama e shërbimeve elektronike me çka do të rritet efikasiteti i institucioneve.

    “Me digjitalizimin, institucionet publike bëhen edhe më kualitative edhe më të shpejta, kryesisht zvogëlohet koha e nevojshme për të përfunduar procedurat administrative dhe me këtë administrata publike dhe institucionet bëhen më efektive”, tha Gërkovska.

    Në aspektin, siç shtoi ajo, në bashkëpunimin me USAID kanë bërë planin e gjendjeve në shumë sektorë – gjyqësi, mbrojtje sociale, shëndetësi, me qëllim të lehtësohen procedurat administrative të qytetarëve dhe mos vendosen në gjendje të kërkojnë dokumente që institucion vetvetiu do të duhet t’i sigurojë.

    Sipas saj, e nevojshme është përfshirje aktive dhe përkushtim i të gjitha institucioneve, si dhe të të gjithë të punësuarve në administratë.

    Lajmi Paraprak

    Ademi: Në këto momente të rëndësishme të vendit, dikujt i intereson vetëm të krijojë tensione dhe bllokada

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është yndyra e barkut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë