“Nuk komentojmë pa qëndrim të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së”

    Kreu i diplomacisë në vend, Bujar Osmani në konferencën për shtyp para fillimit të Forumit të Prespës për Dialog tha se nuk do të komentojë mbi propozimin francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje, para se vendimi të koordinohet mes 27 vendeve anëtare të BE-së. Osmani tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Presidencën franceze me BE-në, por edhe me autoritetet bullgare.

    “Do të japim qëndrimet tona mbi një propozim të presidencës franceze pasi që ai të jetë shpërndarë ndërmjet vendeve anëtare, ose do të komentojmë një qëndrim i cili ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, mendojmë që kjo është mënyra më e drejtë për të komunikuar vërejtjet tona në atë moment kur do e dimë që ky është qëndrimi i 27 vendeve anëtare”, deklaroi Osmani. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Studim: Popullsia globale do të humbasë 17 miliardë vite jetë nga ndotja e ajrit

    Lajmi i rradhës

    Të çmendur pas Armando Brojës | Klubi i Serisë A e kërkon në skuadër, nisin bisedimet me Çelsin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë