“Nuk po ndërtohen as autostrada, as projekte serioze infrastrukturore në hekurudhë”

    Ka rritje çmimesh, por ka edhe borxhe. Dhe ky është paradoksi kryesor i kësaj politike të keqe ekonomike të udhëhequr nga qeveria, e ai është që paratë shkojnë në vrima, gjegjësisht qytetarët nuk i shohin paratë, tha për “Radio Evropa e Lirë” nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

    “As autostrada, as hidrocentrale, as ura nuk po ndërtohen, as projekte më serioze infrastrukturore në hekurudhë. Nga ana tjetër, buka, mielli, vaji, produktet bazë po shtrenjtohen dhe pyetja kryesore që bën çdo qytetar i thjeshtë është se ku shkojnë paratë dhe kjo është diçka që ne planifikojmë ta hapim seriozisht kur të diskutojmë për ribalancimin e buxhetit, sepse ka një një vrimë të zezë të madhe”, thotë Nikoloski.

    Lajmi Paraprak

    Reformat sociale në RMV të pamjaftueshme për fëmijët dhe personat me nevojat të veçanta

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut, afër 19 mijë qytetarë nuk dinë shkrim-lexim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë