Numri i grave të varura nga ndihma shtetërore në RMV është rritur dyfish, si pasoj e krizës së Covid-19

    Foto ilustruese

    Humbja e vendit të punës, ulja e të ardhurave mujore, varësisht nga ndihma e shtetit,
    qasja e vështirësuar në shërbimet shëndetësore janë vetëm një pjesë e një sërë pasojash
    me të cilat u përballën një numër i madh i grave në shtet në gjashtë muajt e parë të
    pandemisë me Covid-19, tregon hulumtimi i Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe
    barazi të grave – ESB.

    Me atë që numri i grave që kanë pasur nevojë për ndihmë nga
    shteti gjatë pandemisë është rritur për njëqind për qind lidhur me atë para fillimit të saj

    Paga mesatare e grave në periudhën janar – gusht 2020 është ulur për 338 denarë, ndërsa tek 8% e grave ulja e pagës ka qenë mbi 8000 denarë. Pandemi dyfish e ka rritur numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore, ndërsa numrin e amvisërive që vdesin nga uria e ka rritur nga tre në shtatë përqind.

    Në lidhje me mbrojtjen shëndetësore, më shumë probleme kanë pasur gratë e komunitetit rom. Madje 73 përqind e tyre kanë pasur mungesë të mjekut amë.

    Ndryshe, hulumtimi me titull “Ndikimi i krizës së shkaktuar nga COVID-19 tek gratë dhe gratë rome në RMV” është përpunuar nga Shoqata për emancipim, solideritet dhe barazi të grave – ESE. /AIM/

    Lajmi Paraprak

    Radev për shpërndarjen e vaksinave: Prioritet e kemi Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që ndihmojnë për të zvogëluar djegien nga dielli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë