Nxënësit e STEMLab përzgjidhen për të marrë pjesë në STEM Olympiad

    Në një ceremoni të mbajtur në organizim të Qendrës për Edukim dhe Mësim Inovativ – STEMLab-Tetovë dhe në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, u shpërndanë certifikatat për garat e STEM Olympiadës në fushën e kodimit. Kjo ceremoni u mbajt në sallën e Komunës së Tetovës, në prani të kryetarit aktual të komunës dhe një numri të madh të pjesëmarrësve të tjerë, shkruan Nistori.

    74 pjesëmarrës dhe fitues të çmimeve u nderuan me çmime të merituara për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Suksesi i tyre, i arritur me anë të punës intensive në STEMLab dhe mbështetjen e komunës, ishte një shembull frymëzues për të gjithë.

    Në mesin e 22,000 nxënësve nga e gjithë bota që morën pjesë në garat kualifikuese, nxënësit tanë dhanë një kontribut të shquar:

    • 5 medalje të arit (1 vend të parë, 2 vende të dyta dhe 2 vende të treta)
    • 5 Certifikata Digjitale të Arit
    • 10 Certifikata Digjitale Argjendi
    • 29 Certifikata Digjitale Bronzi

    Besmal Memedi, drejtor i STEMLab dhe njëherit mentor i grupit, theksoi: Si rezultat i këtij suksesi, STEMLab ka zgjedhur 8 finalistë që do të marrin pjesë në garën finale. Pjesëmarrja në Finalen e Madhe, e cila organizohet nga Stem Olympiad, do të mbahet në Hagë të Holandës nga 10 deri më 16 Korrik 2024.

    Ai gjithashtu shtoi: duke marrë parasysh kostot e larta për mbulimin e harxhimeve, jemi në pritje të sponsorëve dhe donatorëve të cilët do të kishin vullnetin e lirë të ndihmonin edukimin, shkencën dhe diturinë, duke i lejuar nxënësit tanë të manifestojnë aftësitë e tyre në fushën e kodimit në një arenë ndërkombëtare.

    Kjo ceremoni shënoi jo vetëm suksesin e nxënësve tanë, por edhe përpjekjet e vazhdueshme të STEMLab në promovimin dhe avancimin e shkencave dhe teknologjive informative. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Askush s’na ka njoftuar” / Regjistrimi i popullsisë i gjen minoritetet të painformuara

    Lajmi i rradhës

    SELA ISHTE SHUMË I ASHPËR NDAJ BDI-së NË TË KALUARËN!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë