Nxënësit kapen pas parmakëve me shufra hekuri për të hyrë brenda, shkolla ende e mbuluar nga uji (Video)

    Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Lezhë është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve intensive prej disa ditësh.

    Deri më tani uji nuk është tërhequr ndërsa nxënësit janë të detyruar ta kalojnë rrugën duke u kapur pas kangjellave të shkollës.

    Në një mënyrë aspak normale ata kanë vijuar procesin mësimor, por kësaj radhe në një shkollë ku oborri është i mbushur me ujë.

    Gazetarja e Top Channel mbërriti në vendngjarje, pas njoftimit në “Ti Raporto”, dhe situata nuk ishte rregulluar ende.

    Sipas banorëve vendas, bashkia nuk po bën asgjë për të rregulluar problemin, që procesi mësimor të vijojë normalisht dhe fëmijët të mos rrezikojnë shëndetin e tyre.

    Në pamje shihet se si uji është prezent në çdo cep të shkollës dhe se fëmijët kapen pas kangjellave për të hyrë në shkollë me kujdes, për të mos u lagur.

    Lajmi Paraprak

    Fermeri proteston i vetëm para Kuvendit: Fondet e BE-së shkojnë për oligarkët dhe firmat fantazmë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Ne s’kemi ndryshuar qëndrim, por Borrelli ka ndryshuar deklaratën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë