Nxënësit shqiptarë përfundojnë shkollën me mangësi të theksuara në lëndën e fizikës

    Nxënësit e përfundojnë arsimin parauniversitar me mangësi të theksuara formimi në lëndën e fizikës, tregon studimi 1-vjeçar i Insitutit Kombëtar të Fizikës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i përgatitur nga 45 mësues, pedagogë dhe hartues tekstesh të fizikës.

    “Tekstet shfaqin problematika në përkthimin dhe ushtrime, çka bën që nxënësit të mos kuptojnë rëndësinë e të mësuarit të fizikës”, tha Mimoza Hafizi – pedagoge.

    Përzgjedhja e modelit britanik në mësimdhënien e fizikës në shkollat shqipe është i gabuar sepse sistemet arsimore janë të papërputhshme, nxjerr në pah studimi, teksa këshillon ndryshimin e teksteve shkollore në lëndën e fizikës si dhe investimin e mëtejshëm në kualifikimin e mësuesve.

    “Problematikë është edhe kualifikimi i mësuesve si dhe të ulet norma e mësuesve për tu ndier më të motivuar. Të hartohet një program i ri. Është emergjente”, u shpreh Hafizi.

    Shqetësim për fizikantët vazhdon të jetë edhe mungesa e mjeteve të nevojshme laboratorike në fizikë për ta bërë orën e mësimit më gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse me salla të dedikuara. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Biznesi me Kinën po ecën ngadalë

    Lajmi i rradhës

    Kurti – BE-së: Mos respektoni vetëm interesin e njërës palë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë