ODIHR: Gara ishte e padrejtë për partitë e vogla

    Foto: Nistori

    ODIHR-ja e cilësoi si demokratik dhe të qetë rrethin e dytë zgjedhor por theksoi një sërë mangësish të procesit dhe transparencës. Vendimet e KSHZ-së, thonë nga organizata ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve, nuk u publikuan në mënyrë sistematike, fushata përmbante retorikë sulmuese kryesisht ndaj kandidateve gra. Janë evidentuar edhe incidente por kanë qenë të izoluara.

    Koha më e madhe reklamuese dhe fondet shtetërore i marrin partitë më të mëdha, thotë ODIHR-ja, dhe, sipas tyre, kjo gjë krijon ambient jo të barabartë për garuesit e partive më të vogla dhe kandidatët e pavarur. Disa nga mangësitë në funksionimin efikas të pajisjeve për votim biometrik u përsëritën edhe në rrethin e dytë, edhe pse KSHZ-ja kishte ndërmarrë veprime për përmirësimin e procesit.

    ODIHR-ja këmbëngul për një Kod tërësisht të ri zgjedhor, më të harmonizuar dhe më të thjeshtë.

    Lajmi Paraprak

    Biden thotë se ndryshimet klimatike tashmë po e shkatërrojnë botën

    Lajmi i rradhës

    Hekurudhat janë në grevë | Drejtori fshihet nga publiku

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë