OJQ-të: institucionet në RMV mospërfillëse ndaj denoncimeve për dhunë në familje

    Pavarësisht dhjetëra denoncimeve për dhunë në familje, institucionet dështojnë të parandalojnë rastet që përfundojnë shpeshherë edhe me vrasje. Organizatat joqeveritare kritikojnë institucionet se nuk i trajtojnë me seriozitet denoncimet ndërsa nuk punojnë sa duhet as për parandalimin e dhunës.

    “Për fat të keq dje ishim dëshmitarë edhe të një informate tjetër se edhe një grua u vra nga një burrë. Kjo nuk është e para, po përballemi me epidemi. Si përfaqësues e organizatës qytetare ajo që më irriton më së shumti është se këto raste marrin zë vetëm ditën kur të ndodhë, atëherë të gjithë shkruajmë por cili është rezultati i kësaj. Siç thash, kemi epidemi të vrasjeve por kundër dhunës nuk ka asnjë zgjidhje”, tha Natasha Dokovska – Kryetare e organizatës “NÇP”.

    Për vrasjen e 29-vjeçares që tronditi Shtipin dy ditë më parë, prindërit thonë se disa herë ka qenë e dhunuar por nuk janë marrë kurrfarë masash nga institucionet kompetente. Sipas nënës së viktimës 29-vjeçare, nëse institucionet vijojnë të mbeten të shurdhëta ndaj denoncimeve të tilla qoftë për dhunë fizike apo psikike raste të tillë të vrasjeve do të na përsëriten çdo ditë.

    “Ja ka njerëz të tillë psikopatë, shumë herë ndihma e shpejtë e dërgoi të lënduar, donin sytë t’ia nxjerrin e paraqiti rastin por asgjë. Shumë e ka rrahur, shumë, është paraqitur rasti dhe asgjë.” 6:05 – 6:50 “Ne jemi të gjitha nënë, të gjithë i duam fëmijët tanë, le të dëgjojnë, edhe Socialja edhe Policia, edhe ata janë prindër. Për njerëzit si ai ka shumë, le t’i mbledhin dhe le tu japin dënim me vdekje, burg për jetë ose lë t’i dërgojnë në Bardovcë. Sot e imja, nesër e dikujt tjetër dhe kështu çdo ditë do të ketë viktima. Do t’i gjejnë nëpër spitale, do t’i shfrytëzojnë dhe do t’i rrahin do t’i përdhunojnë dhe sikur të mos ketë për ta ligj”, tha Xhemile Sala, nënë a 29 vjeçarës.

    Gjykata i caktoi 30-ditë paraburgim Fazil Zejnelov, lidhur me vrasjen e partneres së tij 29-vjeçare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Janevska: është konstatuar parregullsi në universitetet në Tetovë, Ohër e Strugë

    Lajmi i rradhës

    Liqeni i Ohrit vazhdon të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë