OKB me rezolutë për të dënuar pushtimin rus, RMV abstenon, ShBA dhe Rusia kundër

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Ukraina, e cila dënon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Rezoluta u mbështet nga 93 vende, ndërsa 18 votuan kundër dhe 65 abstenuan, raportoi Euronews.

    SHBA dhe Rusia ishin mes vendeve që votuan kundër, ndërsa Kina dhe India zgjodhën të abstenojnë. Rezoluta thekson nevojën për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe bën thirrje për një fund të menjëhershëm të agresionit rus.

    Maqedonia e Veriut abstenoi në këtë votim, ndërsa Shqipëria “Për”.

    Ndryshe, ShBA-ja dorëzoi një projekt-rezolutë në OKB që përdor gjuhë më pak kritike për pushtimin e gjithanshëm të Rusisë në Ukrainë sesa projekt-rezoluta e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina. Bashkë-sponsorizues të rezolutës amerikane janë Gjeorgjia, Hungaria, Izraeli dhe Maqedonia e Veriut. Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka numëruar disa arsye pse ka vendosur të mbështesë rezolutat.

    Asambleja e përgjithshme është bërë organi më i rëndësishëm i OKB-së që merret me Ukrainën. Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku anëtarët e përhershëm Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën e vetos, asnjë shtet anëtar nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme. Rezolutat e miratuara nga organi prej 193 anëtarësh nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ndiqen nga afër në mbarë botën.

    Rezoluta e OKB-së për luftën në Ukrainë. Foto nga Euronews.al
    Rezoluta e OKB-së për luftën në Ukrainë. Foto nga Euronews.al
    Lajmi Paraprak

    Cila është përgjegjësia e qytetarëve për mbeturinat që kontaminojnë lumin në Saraj?

    Lajmi i rradhës

    Mbrojtja ka afat 15 ditë për të dorëzuar provat për hetimin në Onkologji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë