Opozita kërkon dorëheqjen e Lutkovit: kot kërkon falje, nuk ka vlerë

    Nëse Lutkov nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e tij, le të japë dorëheqje. Punëtorët e kulturës nuk janë statistë  në shoqëri – reagon LSDM-ja, pasi mbi 3000 punëtorë mbetën pa paga në festën e madhe Pashkët.  LSDM thotë ajo që Lutkov ka kërkuar falje, nuk ka vlerë.

    “Korrigjimi i të ardhurave duhej të fillonte me pagën e muajit mars në përputhje me marrëveshjen kolektive të nënshkruar. Në vend të kësaj, punëtorët e kulturës u injoruan dhe u diskredituan me deklarata manipuluese nga vetë Ministria – se nuk kanë punuar mjaftueshëm, se nuk e meritojnë pagën e tyre, se pagat janë “të larta”. Ky qëndrim tregon mosinteresimin e plotë të Qeverisë për ata që mbajnë mbi supet e tyre kulturën2, thotë LSDM.

    Me kundër reagim doli VMRO-DPMNE e cila thotë se LSD të mos aktrojë se janë të shqetësuar për kulturën për shkak se ata e kanë kthyer në arkë partiake dhe platformë për krim. Sipas tyre, ajo që Lutkov kërkoi falje është një gjest korrekt që tregon një qasje të ndryshme.

    Në Facebook reagoi edhe kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov. Punonjësit e Kulturës po e presin si vetmitarë lindjen e Krishtit”, shkruan ai. SASHK kërkon që ministritë të bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme dhe menjëherë pas festës të paguajnë pagat e papaguara në institucionet e kulturës.

    “Përkundër përpjekjeve të SASHK-ut dhe presionit ndaj Ministrisë së Kulturës, paga e muajit mars nuk është paguar. SASHK beson se institucionet e sistemit duhet të gjejnë një mënyrë për të parandaluar që kjo të ndodhë, gjë që fatkeqësisht do të thotë se rreth 4000 punëtorë të Kulturës do t’i festojnë festat e Pashkëve me vakt të ligët”, tha Jakim Nedellkov.

    Lutkov dje në Facebook u kërkoi falje punonjësve të kulturës. Më vjen sinqerisht keq që kjo vonesë ka ardhur deri në këtë pikë, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e mia për të arritur me pagat në kohë. “Ju siguroj se do të punojmë shumë që situata të tilla të mos ndodhin më kurrë”, tha ai. Megjithatë, arsyen për pagën e papaguar e sheh në të kaluarën.

    “Shkaku për këtë është problemi shumëvjeçar dhe i pazgjidhur me rregullimin e pagave të punonjësve të kulturës, i cili çdo vit krijon probleme të mëdha. Për të tejkaluar përfundimisht dhe përgjithmonë këtë sfidë, të gjithë palët e interesuara duhej të arrinin një marrëveshje, gjë që nuk ishte praktikë në të kaluarën dhe e gjithë kjo fatkeqësisht çoi në vonesa në pagesë të pagave”, deklaroi Zoran Lutkov.

    Punëtorët e kulturës caktuan tubim proteste për të martën në orën 12:00 para ministrisë përkatëse, ku do të shprehin indinjatën e tyre për mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve. Po ashtu, ata paralajmërojnë edhe kallëzime penale nëse javën e ardhshme nuk do ta kenë harmonizimin prej 8.5% të pagës minimale.

    “Paditë do të ngrihen për mospagesë të pagave, si gjithmonë për vonesë të pagave sipas kontratës kolektive me data 10 të muajit, duke u kthyer tre vjet prapa me kërkesë në para. E nëse paga paguhet pa respektuar pagën minimale, do të ngrihet kallëzim penal kundër përgatitësve të kësaj page të kundërligjshme”, u shpreh Vera Atanovska.

    Mbi 120,000 punonjës të sektorit publik do të merrnin harmonizim prej 8.5% të pagës minimale me pagën e marsit dhe rritje prej rreth 12% në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Qeveria thirri sindikatat për konsultime këtë muaj. Disa nuk morën harmonizimin e pagës minimale dhe pothuajse askush nuk mori rritjen prej 12% sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Arkivi Shtetëror i RMV pa ventilim e dritare, punëtorët punojnë në myk dhe lagështi

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë