Osmani ankohet tek ambasadorët e huaj për kompromentimin e zgjedhjeve

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje është takuar me katër me ambasadorë të vendeve të huaja. Osmani në Facebook shkruan se u ka shprehur shqetësimin ambasadorëve për siç thotë, “kompromitimin e procesit zgjedhor”, përcjell Nistori.

    Vendimet e KSHZ-së për rivotim në disa vendvotime, Osmani i cilëson si “arbitrare që kanë për qëllim të vjedhin vullnetin zgjedhor”.

    “Takova sot Ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës. Shpreha shqetësimin për kompromitimin e procesit zgjedhor nga vendimet arbitrare të KSHZ-së më qëllim vjedhje të vullnetit zgjedhor duke bërë inzhiniering politik me vendimet për rivotim. Gjithashtu shpreha domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe të ardhmes evropiane të vendit”, ka shkruar Osmani.

    Në takime shefi i diplomacisë shprehu edhe domosdoshmërinë e respektimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe të ardhmes evropiane të vendit.

    Lajmi Paraprak

    Limani: besoj se do të arrihet marrëveshje që kryeparlamentari të jetë shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Kurti: opozita të bëhet gati për zgjedhje, ne jemi gjithmonë gati

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë