Osmani: jemi të gatshëm ta ndihmojmë qeverinë në kërkimin e garancive për BE-në

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, thotë se nuk ka vërejtje në qëndrimet e VMRO-DPMNE-së për procesin e anëtarësimit në BE, sepse ata fituan një mandat me retorikën se nuk do të pranojnë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar.

    “Personalisht nuk kam asnjë vërejtje për këto qëndrime të VMRO-DPMNE-së sepse kanë marrë mandat për atë temë. Ata ishin edhe më të ashpër për këtë çështje se sa janë tani. Dolën në votime dhe thanë se qëndrimi ynë është ky, nëse është e nevojshme të bllokohet BE-ja. Qytetarët maqedonas dhanë mbështetjen e tyre. Problemi është me VLEN-in, i cili sot mbush gjashtë muaj nga formimi i qeverisë, së pari firmosi se nuk do të hyjë në një qeveri ku nuk sigurohet përparimi në Bashkimin Evropian dhe së dyti se do të rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre nëse brenda gjashtë muajsh nuk sigurohet vazhdimi në BE”, ka thënë Osmani në një intervistë për “360 gradë” në RTM 1.

    I pyetur nëse pajtohet me atë që VMRO-DPMNE të kërkojë ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, Osmani komentoi se procesi është i paparashikueshëm dhe se është mirë që vazhdimisht të kërkohet siguri.

    “Procesi është i paparashikueshëm. Kemi kërkuar garanci. Qeveria duhet të vazhdojë të kërkojë garanci. Ne jemi të gatshëm këtu t’i ndihmojmë me sugjerime, me ide, me punë të përbashkët, për ta siguruar atë rrugë. Mendoj se BE-ja është diçka që nuk duhet të na ndajë partiakisht dhe politikisht”, tha ish-kreu i diplomacisë.

    Në vërejtjen se retorika e Osmanit si ministër se i ashtuquajturi “Propozimi francez” i jep të gjitha garancitë, zyrtari i lartë i BDI-së thotë se ajo i referohet Kornizës Negociatore.

    Lajmi Paraprak

    Traumat në fëmijëri kanë pasoja afatgjata në shëndet

    Lajmi i rradhës

    Shpëtimi i organizatorëve të 27 prillit të përgjakshëm, i afërt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë