Osmani: KQZ-ja të zëvendësojë deputetët e Listës serbe

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë dhënë dorëheqje të hënën.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

    “Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, ka deklaruar Kupina të martën.

    Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj nga i njëjti subjekt politik.

    Përfaqësuesit serbë kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, ndaj deputetët e Listës Serbe të hënën i kanë dorëzuar edhe mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

    Dorëheqjet erdhën pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. 

    Lajmi Paraprak

    “Ju jeni despot” – “Zotëri Hitler” | Arsovska akuzon Sllaveskin për vjedhje

    Lajmi i rradhës

    Në lavdërim ka më shumë shkelje se në qortim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë