Osmani: Maqedonia të mos bjerë pre e provokimeve të disa bullgarëve

    Maqedonia e Veriut gjatë këtyre javëve duhet të jetë e kujdesshme që të mos bie pre e provokimeve, të cilat kanë për qëllim që vendi të jetë i bllokuar në rrugën drejt BE-së dhe faji për këtë të mbetet tek ne, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Duke komentuar deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev se nuk do të lejojë që maqedonizmi të hyjë në BE, Osmani tha se ka aktor bullgar të cilët për qëllim kanë bllokadën dhe provokimet, që Maqedonia të bëjë gabime në këtë cikël të procesit.

     “Mendoj se është shumë e rëndësishme që këto ditë dhe këto javë të jemi të kujdesshëm të mos biem pre e provokimeve të cilat kanë për qëllim edhe të jemi të bllokuar, edhe të jemi fajtorë për këtë. Qëllimi jonë është edhe të zhbllokohemi, edhe të ndërtojmë raporte korrekte me Bullgarinë. Ashtu do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme dhe kuptohet provokimet e tilla i hedhim poshtë dhe i dënojmë”- deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

    Ministri Osmani deklaroi se vendi nuk po përgatit ose shqyrton asnjë propozim dhe temë konkrete sa i përket çështjes me Bullgarinë, duke shtuar se “topi” është në Bullgari dhe se atje duhet të konsolidohen qëndrimet lidhur me atë çka më tej në procesin mes Shkupit dhe Sofjes.

    “Ne atë që e kemi pasur e kemi thënë në të gjitha takimet, madje e kemi zyrtarizuar në dokumente të ndryshme, kështu që ne nuk jemi duke punuar në diçka të re nga ajo që deri më tani e bisedojmë. Presim që Republika e Bullgarisë të ketë qëndrim të konsoliduar të Qeverisë lidhur me atë çka më tej në këtë proces. Për fat të keq, komunikim ka, por bisedime konkrete, derisa nuk e dëgjojmë atë qëndrim të konsoliduar nga Bulgaria nuk kemi”- shtoi Bujar Osmani.

     Në qershor Këshilli Evropës duhet të marr vendim për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, megjithatë ka pak gjasa që kjo të ndodh për shkak se nuk ka ndonjë marrëveshjes për zhbllokim mes Shkupit dhe Sofjes. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Dorëzohet ankesë ndaj Talat Xhaferit për shkeljen e Kodit etik në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë