Osmani: Përmirësimi i imazhit të Kosovës vjen si rezultat i punës së qeverisë së re

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në gjashtë muajt e fundit Kosova ka përmirësuar imazhin e saj para ndërkombëtarëve, ndonëse ka pranuar se në këtë drejtim ka ende punë për të bërë.

    Presidentja ka thënë se përmirësimi i imazhit të vendit tonë vjen si rezultat i punës së mirë që është kryer gjatë kësaj periudhe nga institucionet vendore.

    Osmani tha se gjatë kësaj periudhe është dashur të sanohen dëmet e bëra në të kaluarën.

    “Kemi pasur një prezencë të madhe në mediat ndërkombëtare, ku kemi prezantuar Kosovën si një shtet kredibil dhe këtë e ka dëshmuar me shumë veprime në gjashtë muajt e fundit. Tash kemi një brez të ri politik, kemi politikanë që përfaqësojnë diçka më ndryshe. Kemi punuar me shumë investues ndërkombëtarë që patën humbur besimin për shkak të gabimeve në të kaluarën. Tash ata e shohin Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre”, u shpreh Osmani, për Kanal 10.

    Sipas saj, ka një ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit që ka ndryshuar imazhin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar.

    “Për një kohë të shkurtër nuk mund të ndryshojnë të gjitha gjërat, por ka një ndryshim drastik pozitiv”, është shprehur ajo.

    Mënyra se si u organizua “Darka e Lamës”, mori kritika të shumta.

    E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se në sallën ku u organizua kjo darkë nuk ka qenë në kundërshtim me rregullat anti-Covid.

    “Ne e kemi shfrytëzuar vetëm 1/5 e sallës”, tha ajo në një intervistë për Prime Time, në Kanal 10.

    Osmani tha se është interes nacional që të promovohen prodhimet vendore, që siç tha janë të cilësisë së lartë.

    “Kur ambasadori japonez e promovon në OKB verën e Kosovës qenka lajm i mirë. E kur presidentja e promovon prodhimin vendor, nuk po bëjka”, tha ajo.

    E pyetur për mënyrën e organizimit, ajo tha se nuk merret me çështjen e pamjeve.

    Lajmi Paraprak

    Afaristët në RMV kërkojnë masa lehtësuese për shkak të rritjes së inflacionit

    Lajmi i rradhës

    Escobar: Çelësi për Ballkanin Perëndimor është pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë