PAGAT NË RMV PO VONOHEN

    Të drejtat e punëtorëve më së shumti shkelen për pagat që nuk paguhen dhe kompensimet e tjera në pagë . Vetëm sivjet nga janari deri në qershor afër 300 pronarë të kompanive u përpoqën të mashtrojnë ligjin për marrëdhëniet e punës dhe të mos paguajnë pagat për punëtorët, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Ata thonë se të drejtat e punëtorëve po shkelen gjithnjë e më shumë nga punëdhënësit, edhe pse punëtorët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për të drejtat e tyre.

    Nga Sindikata me porosi se është e rëndësishme që menjëherë të ndërmerren të gjitha procedurat e nevojshme që punëtorët të informohen sa më shpejt për të drejtat e tyre. Në rast të shkeljes së të drejtave të punëtorëve, ata mund të raportojnë në mënyrë anonime në LSM, pas së cilës lajmërojnë inspektimin, i cili menjëherë del në terren dhe tenton të zgjidhë problemin.

    Vetëm këtë vit, për gjashtë muajt e fundit, 5262 punëtorë janë ankuar në LSM se u është vonuar paga, pas së cilës inspektorët kanë ngritur shtatë kallëzime penale kundër atyre që kanë tentuar të mashtrojnë mbi kurrizin e punëtorëve.

    Me fjalë tjera, nga viti 2021 e deri më tani, shumica e të drejtave të punës janë shkelur,në fushën e pagave dhe shtesave të papaguara, veçanërisht “regresit për pushim vjetor”. Njëherësh në kohët e fundit janë rritur ankesat në lidhje me ngacmimet në vendin e punës. Gjatë gjashtëmujorit të kaluar apo në periudhë n janar-qershor 2023, janë kryer afërsisht 10.886 mbikëqyrje të inspeksioneve prej të cilave 1.555 janë bazuar në parashtrime apo nisma të punëtorëve.

    Kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov thotë se në një vjet e gjysma të kaluar janë zbatuar më shumë aktivitete për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve që nga sigurimi i ndihmë s juridike falas, vendosjes së aplikacionit-të drejtat e punëtorit, ndërsa janë trajnuar edhe 300 aktivistë sindikal në 11 qytetet në vend që punojnë në mënyrë aktive në këtë lëmi. Më dy vitet e kaluara LSM ka siguruar ndihmë falas juridike për mbi 23 mijë punëtorë përmes aplikacionit ”LSM- Të drejtat e mia të punëtorëve”. Bile shton se punëtorët ndihmohen në aspektin juridik, edhe pa qenë anëtarë të sindikatës.

    Për më tepër me memorandumin e nënshkruar me Inspektoratin Shtetëror të Punës, pozicionet e përfaqësues të sindikatave dhe pozitat e inspektorëve shtetërorë të punës në procesin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punës vetëm se janë forcuar.

    Kreu Inspektoratit të punës Vesna Tomovska thotë së në bazë të përpunimit analitik të të dhënave, të cilat vijnë nga terreni nga inspektorët, bazuar në raportet mujore, gjashtëmujore dhe vjetore, numri më i madh i shkeljeve janë në fushën e mospagesës së pagave, shtesave pagave. në përgatitjen e anekseve të kontratave të punës, dhe së fundmi ka edhe rritje të ankesave lidhur me ngacmimet në vendin e punës.

    “Në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, mund të theksoj se inspektorët janë vazhdimisht në terren, gjithashtu kemi një bashkëpunim shumë të mirë me LSM-në në fushën e shkëmbimit të informacionit ku dhe ku kanë qenë të shkelura të drejtat e punëtorëve në objektet ndërtimore, ku nuk janë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen në punë nga punëdhënësit dhe gjatë këtij gjashtëmujori janë bërë shtatë kallëzime penale nga inspektorët, në pjesën e mosrespektimit të masave lidhur me sigurinë në vendet e punës”, potencoi Tomovska.

    Në ndërkohë punëtorët thjesht duke skanuar një kod QR, kanë mundësinë të shkarkojnë aplikacionin celular LSM – të drejtat e mia të punës. Përdoruesit e mjeteve digjitale të LSM marrin një shërbim falas të mbrojtjes ligjore, ashtu si anëtarët e sindikatave të lidhura me LSM. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shtatzënat adoleshente në RMV, tre herë më shumë sesa në BE!

    Lajmi i rradhës

    Fëmijë në fushatat e politikanëve në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë