“Palestina çështje humane”, sot në Tetovë protestohet në mbështetje të Palestinës

    Nën moton “Palestina çështje humane”, sot në Tetovë (sheshi Iliria) në ora 13:30 do të mbahet protestë nga qytetarë të vullnetit të lirë, qëllimi i së cilës është solidarizimi me popullin palestinez, shkruan Nistori.

    “Mjafton të ndihesh njeri për tu solidarizuar me popullin e përvuajtur palestinez”, kështu shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale, duke ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa dallim feje apo ideologjie.

    Protesta në mbështetje të Palestinës janë mbajtur në Shkup, por edhe Tiranë e Kosovë, si dhe në mbarë botë.

    Nga 7 tetori e deri më sot, sipas medias ndërkombëtare, shkruhet se janë vrarë mbi 7 mijë palestinezë dhe mbi 1 mijë izraelitë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    AAA: RRENAT E BDI-së VËRTET I KANË KËMBËT E SHKURTRA

    Lajmi i rradhës

    Mësuesit në RMV do të kenë përfundimisht zgjidhje me E-ditarin e ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë