Pamje nga disa qytete të Kosovës pas vërshimeve

    Të enjten vendi u përfshi nga një mot me reshje të vazhdueshme të shiut, ndërsa si pasojë ka pasur vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.

    Policia në një njoftim për media ka bërë të ditur se në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, Zjarrfikësit e Njësitet Emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.

    Zonat më të prekura nga vërshimet janë Klina, Skenderaj, Mitrovica, Istogu.

    Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e dërguara nga Policia pas vërshimeve në vend. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria, ku absurdi është realitet

    Lajmi i rradhës

    Tre persona kanë rrahur sekretarin e klubit bullgar “Car Boris i Treti” në Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë