Pandov do t’i dorëzojë në polici dhe prokurori parregullsitë e konstatuara nëpër burgje

    Të gjitha dëshmitë nga parregullsitë jo ligjore nëpër burgjet e vendit e posaçërisht ato të burgut hetues në Shutkë do t’i dorëzohen policisë dhe Prokurorisë Publike. Drejtori i Zbatimit të Sanksioneve, Aleksandar Pandov tha se kërkon nga organi i akuzës të hetojë shkeljet të cilat sipas tij, kanë shembur sistemin ndëshkues dhe korrektues në vend.

    “Të gjitha deklarimet e deritanishme që i kemi nga policia e burgjeve dhe vetë të burgosurit do t’i dorëzojmë në Prokurori Publike dhe nesër do t’i dorëzojmë në polici. Pres që Prokuroria Publike dhe Policia me kapacitetet e tyre më të favorshme do të kyçen në hetimin e këtyre shkeljeve ligjore”, tha Aleksandar Pandov, Drejtor i Zbatimit të Sanksioneve.

    Ditë më parë Qeveria ndryshoi të gjithë drejtorët dhe zëvendësit e tyre nëpër burgjet e vendit, përjashtim atë të Idrizovës. Nga kontrollet e jashtëzakonshme dhe vizitat e rregullta të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve janë konstatuar shkelje të shumta ligjore, mungesë e të burgosurve, dyshime për biznese dhe përfitime brenda të burgosurve. Pandov tha se do të bëhet edhe hetim për lëshimet dhe shkeljet e mëparshme ligjore, duke filluar nga tentativa për të ikur përmes tuneleve, krimet e të burgosurve jashtë burgut si ishte rasti me aksidentin në rrugën Gostivar-Kërçovë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maksuti: kritikat e KE-së mbi ndryshimet në Kodin Penal, të pritshme

    Lajmi i rradhës

    Me nëntë ilaçe do të zgjerohet lista pozitive, por nuk dihet kur!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë