Panel diskutim i IMA: “Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes në mediat dhe komunikimin publik”

    Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel diskutimin me temë: “Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes në mediat dhe komunikimin publik”, i cili do të mbahet më 18 dhjetor 2024 (e mërkurë) në Hotelin Limak në Shkup, me fillim në ora 12:00, përcjell Nistori.

    Panelistë janë Limko Bejzaroski – kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Biljana Georgievska – drejtoreshë ekzekutive e KEMM, Sllavica Anastasovska – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Sara Milenkovska – Koalicioni Margjinat, të cilët do t’i paraqesin gjetjet dhe analizat e tyre për këtë temë.

    Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.

    Lajmi Paraprak

    KAPITENI I QYTETIT PA UJË

    Lajmi i rradhës

    Si të përmirësoni tretjen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë