Pankovska: Është me rëndësi të përcaktojmë çfarë duam të arrijmë me ushtrime

    Ne emisionin “Pasqyra e Shëndetiti” në Alsat, doktoresha Atina Pankovska tha se kur bëhet fjalë për lëndime sportive, në fazën akute nuk implemetohen procedura fizikale.

    “Siç thashë në fazën akute duhet të qetësohet dhimbja, enjtja dhe atëherë vetëm pushim rekomandohet, 1-2 javë varet nga lëndimi. Dhe më pas fillojmë me procedurat fizikale. Disa pacientë thonë tani më dhemb dhe dua terapi menjëherë. Ne duhet t’u shpjegojmë se në atë fazë nuk bëhet menjëherë terapi, por shkojnë dhe kërkojnë zgjidhje alternative dhe më pas do të shohin se kanë gabuar. Por, megjithatë nëse i mirëmbahen asaj që u themi, gjithsesi që rezultati do të jetë i mirë”, tha Pankovska.

    Gjithashtu tha se në përgjithësi tani pacientët shohin ushtrime në internet, fizioterapuetë të ndryshëm dhe kolegë të ndryshëm vendosin ushtrime të ndryshme. Është e rëndësishme cilën pjesë duhet të forcojmë, brenda, kuadricepsin.

    “Çdo ambulancë, konkretisht unë kam bërë programin tonë të ushtrimeve. Në përgjithësi tani pacientët shohin ushtrime në ointernet, fizioterapuetë të ndryshëm dhe kolegë tëndryshëm vendosin ushtrime të ndryshme. Është e rëndësishme cilën pjesë duhet të forcojmë, brenda, kuadricepsin. Është me rëndësi të përcaktojmë çfarë duam të arrijmë me ushtrime, me kineziterapi. Pra, mjeku që i trajton me fizikale, më mirë ai t’u tregojë dhe ushtrimet më tej dhe t’u japë cilat Ilaçe, suplemente të marrin më tej për mirëmbajtje të elasticitetit të strukturave në gju”, tha Pankovska.

    Lajmi Paraprak

    Si po rekruton Rusia mercenarë për luftën në Ukrainë?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është Helicobacter pylori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë