Eli Panova, deputete nga radhët e VMRO-DPMNE-së në Daily Click në TV21 ka folur rrethi ligjit për branitella, përcjell Nistori.
Ajo tha se ligji nuk duhet t’i mbulojë luftëtarët e UÇK-së, sepse, sipas saj, nuk mund të jenë branitella ata që sulmuan.
“Branitellat nuk mund të barazohen me ata që sulmuan. Ky është qëndrimi ynë dhe duhet hapur një debat. Kjo temë, në vend që të mbyllet, dhe tani në vend që të flasim për reforma, po kthejmë disa pyetje në shekullin e 21-të. Ne jemi të gatshëm të debatojmë mbi këtë temë”, deklaroi Panova.
Panova: poshtëruese për një të diplomuar të deklarohet me kombësi tjetër për të gjetur punë
Panova foli edhe për heqjen e “balancuesit”. Ajo theksoi se balancuesi është sjellë në mënyrë poshtëruese ndaj disa qytetarëve, kur atyre u është dashur të deklaroheshin me kombësi tjera, vetëm për t’u punësuar.
“Është poshtëruese për dikë që ka mbaruar universitetin të duhet të deklarohet me një kombësi tjetër për të marrë një punë në administratë”, tha Panova. /Nistori/