Paralajmërohet tarifë e lirë brenda ditës për energjinë elektrike, Bislimovski: po bëhen analizat e fundit

    Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRrE), Marko Bislimoski, e vlerëson si pozitive uljen e marzhit për transmetimin e energjisë elektrike, por thotë se çmimi që do ta paguajnë amvisëritë nga 1 korriku i këtij viti varet edhe nga çmimi me të cilin do të përmbushë furnizuesi universal nevojat për energji elektrike të tregut të rregulluar, por edhe nga numri i konsumatorëve të vegjël që kaluan nga tregu i rregulluar në atë të lirë.

    “Po, në periudhën e kaluar kompanitë kanë çmime të ulëta të energjisë elektrike gjatë ditës dhe më në fund atë që e kanë kompanitë duhet ta kenë edhe amvisëritë. Tashmë kemi bërë një hap, vendosjen e tarifës së lirë nga ora 13:00 deri në orën 15:00″.

    “Trendet në bursa janë të tilla, në këtë periudhë ka çmime të ulëta, ne po bëjmë një analizë serioze këto dy-tre vitet e fundit për çmimet e energjisë elektrike për çdo orë në disa bursa dhe kur të kemi mbaruar me atë analizë, do të kumtojmë se kur dhe në çfarë mase kemi rritje të tarifës së lirë gjatë ditës”, u shpreh Marko Bislimovski, kryetar i KRrE-së.

    Lajmi Paraprak

    “LEGJITIMITETI” | Maksuti: BDI ka pasur kohë 22 vite për ta rregulluar këtë çështje

    Lajmi i rradhës

    Petrovska: nuk do të kryej asnjë funksion partiak, nëse nuk zgjidhem kryetare e LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë