Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se është parandaluar një katastrofë në afërsi të ish fabrikës së porcelanit në Veles, ku gjendeshin cisterna me gjithsej 80 tonë gaz. Sipas njoftimit, zjarrfikësit e Velesit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
“Falë reagimit të shpejtë dhe vetëflijues të zjarrfikësve të guximshëm të Velesit, në rrethin e ish fabrikës së porcelanit në Veles është shmangur një tragjedi e madhe. Zjarri u ndal vetëm njëqind metra larg cisternave dhe një magazine me më shumë se 80 tonë gaz”, thonë nga QMK.
Nga atje poashtu njoftojnë se zjarri që po i kanoset Pelisterit është shuar plotësisht nga zjarrfikësit e Manastirit, me mbështetjen e kanaderit kroat dhe dy air tractor të DMSh-së.