“Parcelat në Vodno”, bisedat e përgjuara nuk merren si dëshmi në gjykatë

    Bisedat e incizuara mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe biznesmenit Orce Kamçevit, të cilat u publikuan fundjavën që shkoi, nuk do të merren si dëshmi për rastin gjyqësor “Parcelat në Vodno”. Gjykata pranoi pretendimet e mbrojtjes së biznesmenit se ato janë incizuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa edhe prokurorja, Lile Stefanova tha se ato nuk janë dëshmi dhe kërkoi që të refuzohen.

    Stefanova ishte kategorike se, nëse bisedat mes Gruevskit dhe Kamçev pranohen si dëshmi, atëherë pret që të pranohen si dëshmi të gjitha “bombat”.

    Nga ana tjetër Gruevski përmes profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar autenticitetin e bisedave, duke thënë se përmes tyre dëshmohet se ai është fajtor për akuzat me të cilat përballet në rastin gjyqësor. Në ato biseda, mund të dëgjohet se si Kamçev i flet Gruevskit për deklaratën që ka dhënë para prokurorisë.

    Gruevski akuzohet për rastin “Parcelat në Vodno” për veprën “larje parash dhe për fitimin e paligjshëm të pasurisë dhe fshehjen e pronës”, ndërkaq Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Orce Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, si dhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallokov akuzohet për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash, ndërsa ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, është i akuzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe vepra të tjera të dënueshme. ”

    Prokurorja Lile Stefanova i ka propozuar gjykatës që të ngrijë dhe pas përfundimit të procedurës të sekuestrohen tre apartamentet prej 750 metrash katrorë në Panorama Residence, të cilat për momentin janë në emër të Meto Stojçevski ( burri i Tina Kamçevës, motra e Jordan Kamçevit), por që prokuroria thekson se të njëjtat i përkasin Nikolla Gruevskit. Të hënën përfundoi procedura e provava për lëndën “Parcelat në Vodno”, seanca për fjalët përfundimtare është caktuar për më 12 prill. /KlanMaqedoni/

    Lajmi Paraprak

    A do t’i shfrytëzojnë institucionet të dhënat e regjistrimit për të shmangur keqpërdorimet e balancuesit?!

    Lajmi i rradhës

    IShP raporton rritje të përdorimit të drogës nga adoleshentët në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë