Pas Merkos, edhe një kompani nga Maqedonia e Veriut në listën e zezë amerikane

    Qeveria e SHBA-së shtoi edhe katër entitete të huaja spiunazhi komerciale në listën për kufizime tregtare për shkak të angazhimit në aktivitete, të cilat janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose interesat e jashtme politike të SHBA-së, mes të cilave edhe ndërmarrja Sajtroks SHA nga Maqedonia e Veriut, raporton AIM, përcjell Nistori.

    Ndërmarrjet tjera janë Inteleksa S.A. nga Greqia, Inteleksa Limited nga Irlanda dhe Sajtroks Holdings Crt nga Hungaria, kumtoi Departamenti i Shtetit.

    “Këto kompani janë shtuar në listën e entiteteve në bazë të konfirmimit se merren me tregti me sajbereksploatime që të marrin qasje në sistemet informative, duke e sjellur në rrezik privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave mbarë botën”, informon Zëri i Amerikës.

    Departamenti i Shtetit njofton se aksioni i sotëm është pjesë e tentimeve për kundërshtimin e rreziqeve nga softueri komercial për spiunim.

    Ndryshe më 20 qershor Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon.

    Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

    Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-ve ishin edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij.

     11 prill të vitit 2022 për shkeljet ligjore dhe prishje të demokracisë nëpër institucione publike, shoqëruar me korrupsionin, Departamenti i Shtetit Amerikan i shpalli nongrata edhe Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin dhe një politikane nga Bosnja.

    Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë.

    SHBA, ka paralajmëruar se Merko nuk është i fundit që është shpallur “nongrata”, por se do të ketë edhe të tjerë.

    Ambasadori, David Geer ka paralajmëruar ardhjen në Shkup të një misioni për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor, organit më të lartë të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, që zgjedh dhe monitoron punën e gjykatësve.

    Por, Këshilli ka qenë në shenjstër të kritikave për zgjedhjen e kuadrove partiak në pozita drejtuese në organet e drejtësisë, por edhe për mos veprim në më shumë raste lidhur më vjetërsimin apo mos procedimin e rasteve që kanë të bëjnë me zyrtarë të lartë shtetëror.

    Lajmi Paraprak

    Numër rekord fluturimesh në botë pavarësisht rritjes së çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Tkurret shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë