Pasaporta e Kosovës po forcohet, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende

    Kosova ka shënuar përparim në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht.

    Sipas këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës, shkruan Telegrafi.

    Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor.

    Foto: henleyglobal.com

    Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.

    Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike.

    Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.

    Lajmi Paraprak

    Cilat vende europiane po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?

    Lajmi i rradhës

    Çmimi i luftës me Rusinë: 800 miliardë dollarë humbje për Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë