Pasi ta kaloni Covid-19 vaksinohuni pas një muaji

    Vazhdon të rëndohet situate Covid në vend teksa edhe e mërkura shënoi shifra të larta. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se tashmë janë shtuar kapacitetet spitalore por u apelon qytetarëve për kujdes të shtuar dhe pacientëve që kanë kaluar Covid-19, të vaksinohen menjëher pas 1 muaji, pavarësisht se mendojnë që kanë antitrupa.“10% e rasteve që diagnostikuarve gjatë ditës, janë të vaksinuar. Gjithashtu, 10% e pacientëve që janë në spitale, janë të vaksinuar. Ne nuk kemi aspak problem me ata që vaksinohen dhe sëmuren sepse edhe në vende të tjera personat e vaksinuar infektohet, por rreziku i vdekjes është 20 herë më i ulët nëse sëmuret dikush që vaksinohet.”, tha Venko Filipçe, minsitri i shëndetësisë.Filipçe: Qëllimi i masave  është të stimulohet vaksinimi

    Filipçe tha se të gjitha masat janë të dimensionuara që të stimulohet vaksinimi dhe të ndalet shpërndarja e virusit.

    Në qytetet ku përqindja e vaksinimit është më e lartë, ka më pak presion drejt spitaleve. 11.732 qytetarë janë vaksinuar vetëm të mërkurën.“Vendimet kanë të bëjnë me hapësirat ku ka ngjarje masive, respektivisht prani masive të njerëzve ku mund të ketë transmetim  të virusit. Ky është qëllimi dhe logjika pas këtyre masave, të stimulohet vaksinimi sepse shohim që në qytetet ku ka më tepër vaksinime për momentin nuk ka shtypje drejt spitaleve, flasim për Manastirin, Ohrin, Shtipin, ku përqindja e vaksinimit është rreth 50.”, tha Filipçe.I pyetur se kush do t’i kontrollojë certifikatat gjatë hyrjeve në objekte, ministri Filipce  tha se kjo është kompetencë e Inspetoratit e në çdo qendër tregtare do të ketë inspektorë.

    Lajmi Paraprak

    Qëndrimi ulur | Cili është rreziku i vazhdueshëm që prek gratë

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që duhet konsumuar meshkujt pas moshës 40 vjeçe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë